Kosova
PDK kërkon që ndryshimi i Ligjit për Specialen të votohet në lexim të dytë sot
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka kërkuar që procedura për miratim të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Specialen të përfundojnë sot brenda ditës.
Ai ka propozuar që Projektligji bashkë me amendamentet të votohet nëpër komisione deri në orën 17:30, e pastaj të votohet edhe në seancë në lexim të dytë në Kuvend, transmeton albinfo.ch.
“Propozoj që amendamentet në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të mund t’i adresohen Komisionit Funksional për Legjislacion deri në orën 14:30. Komisioni Funksional, deri në orën 15:30, duhet ta shqyrtojë projektligjin në fjalë. Komisioni Funksional, deri në orën 17:00, pra sot, duhet t’ia paraqesë Kuvendit raportin me rekomandimet për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për shqyrtimin e dytë në seancën plenare. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar do të bëhet në seancën plenare sot, më 5 tetor 2026, në orën 17:30”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












