Lajme
Evropa prezanton Ligjin për klimën, aktivistja Thunberg e quan dështim
Komisioni Evropian ka prezantuar Ligjin për klimën, që synon ta bëjë Evropën vend me zero emetime të dyoksidit të karbonit.
Mirëpo, aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, dhe shumë organizata joqeveritare kanë bërë thirrje për zbatimin e masave më të serta për ndaljen e krizës klimatike, ndërsa ligjin e kanë cilësuar si dorëzim të bllokut evropian para betejës klimatike, raporton KTV.
Ligji është prezantuar gjatë një takimi, në të cilin mori pjesë edhe aktivistja suedeze. Tani pritet miratimi i Parlamentit Evropian dhe pas kësaj, 27 vendet anëtare të bllokut obligohen që të reduktojnë emetimin e gazeve në pikën zero deri në vitin 2050.
Sipas ligjit, viti 2050 është caku i Evropës, por emetimi i gazeve mund të reduktohet në zero edhe më herët nëse shumë shtete e zbatojnë planin para kohe.
Aktivistja Thunberg, së bashku me 33 kolegë të saj, ka deklaruar se planet për uljen e emetimeve duhet të përpilohen menjëherë dhe jo të caktohen afate të ndryshme kohore.
Ekspertët kanë bërë të ditur se ligji do t’i japë mundësi shtesë Brukselit që t’u bëjë presion shteteve para vitit 2030. Duke filluar nga viti 2023, Komisioni do t’i identifikojë vendet anëtare që nuk u janë përmbajtur synimeve në luftën kundër ndryshimeve klimatike, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












