Lajme
Thaçi: Do të lëvizim në marrëveshje të reja me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur pas takimit me të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Ai ka thënë se ishte një takim efektiv, duke shtuar se do të lëvizin në marrëveshje të reja pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.
“Ishte një takim jashtëzakonisht efektiv, ne do të lëvizim në marrëveshje të reja pas arritjes së marrëveshjes së linjës Prishtinë-Beograd. Do të kemi angazhime tjera për linjën hekurudhore. Do të punojmë si institucione që të arrijmë marrëveshjen finale si dy vende të pavarura. Është fakt që kemi një dinamik të mbështetur nga SHBA dhe po ndodhin gjëra të cilat dy dekada më herët nuk janë menduar. Aspirata e Kosovës është të jetë pjesë e organizatës së NATO-s”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se Kosova do të marrë veprimet e veta të përgjegjshme gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.
Sipas tij, Kosova do të ndërmarrë veprime që e lehtësojnë dialogun.
“Kosova do të lëvizë drejt një perspektive të sigurt dhe hapa të sigurt që të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se shpreson që BE-ja është në mbështetje të plotë të një procesi dinamik në negociatat me Serbinë.
Ai ka thënë se Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













