Lajme
Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Osmani mori 65 vota. Kundër nuk kishte asnjë votë, derisa askush nuk abstenoi.
Osmani u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendosje, vendim që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.
Qeveria e re me në krye Albin Kurtin u zgjodh sot me 66 vota derisa 10 deputetë abstenuan.
Albin Kurti e ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
Zëvendëskryeministër është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.
Zëvendëskryeminsitër i dytë, ndërkaq, është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Këta janë emrat e ministrave të qeverisë së re:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për Komunitete e Kthim – Dalibor Jevtic
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













