Lajme
Kurti rrëfen negociatat me LDK-në: “Kemi qarë e kemi qeshur”
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi të shkurtër në Facebook ka përmbledhur periudhën e gjatë të negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Marrëveshja e arritur mbrëmë, por e zyrtarizuar ditën e sotme përmes një konference të përbashkët për media mes Kurtit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, ndonëse nuk u zbulua në tërësi, u tha se do të përmbajë 15 ministri e 33 zëvendësministra.
Por, çështja kyçe në arritjen e marrëveshjes ka qenë dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, post të cilin në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet Qeveria Kurti, do të merret nga LDK-ja, raporton Koha.net.
“Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, kemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë”, thotë Kurti.
Ndonëse e pranon se janë vonuar me negociata, thotë se “nuk është tepër vonë, pa dyshim”.
“Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë”, theksoi kreu i VV-së, Albin Kurti, duke i falënderuar të gjithë për “mbështetjen dhe durimin”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













