Lajme
201 ndeshje në 3 kategori, detaje nga Kupa mbarëkombëtare
Kupa mbarëkombëtare “Nënë Tereza” fillon të marrë formë. Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë së bashku një Kupë të përbashkët, e cila do të bëjë të mundur që klubet shqiptare dhe ato kosovare të luajnë mes tyre. Dy Federatat kanë nisur prej kohësh këtë ide dhe tashmë janë në pritje të një përgjigje nga UEFA, pasi fituesi do të luajë në Kupat e Europës. Sipas “Top-Channel”, është zbuluar edhe plani se si do të funksionojë kjo kupë.
Aktualisht në futbollin shqiptar janë 56 skuadra nga Kategoria Superiore deri në atë të dytën, ndërsa në Kosovë janë 44 ekipe. 22 ekipet e Kategorisë Superiore të Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë direkt në fazën 1/32, ndërsa 80 ekipet e tjera do të luajnë mes tyre me sistemin vajtje-ardhje e me shortë duke nxjerrë në fund 10 ekipet e tjera që do t’u bashkohen skuadrave të tjera.
Në fazën e parë do të luhet rreth 140 ndeshje, ndërsa deri në finale e madhe do të luhen 201 ndeshje, e me shumë mundësi finalja e madhe do të luhet në “Air Albania Stadium”. Sipas asaj që është projektuar, ndeshjet e fazës së parë do të luhen në muajt mars-qershor 2020, ndërsa të dyja Federatat kanë si qëllim jo vetëm futbollin, por edhe njohjen e treva shqiptare, pasi ndeshjet do të luhen në stadiumet respektive të çdo skuadre, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














