Kosova
Shaqiri, pagën më të lartë se lojtarët titullarë te Liverpool
Xherdan Shaqiri është ndër lojtarët më të paguar në Liverpool dhe madje më i paguar se disa prej futbollistëve të pazëvendësueshëm në 11-shen e parë të Jurgen Klopp.
Ylli i Zvicrës nga Gjilani i Kosovës, Shaqiri, merr pagë më të lartë vjetore në Liverpool se bashkëlojtarët e tij titullarë Gini Wijnaldum, Andry Robertson dhe Tret Alexander-Arnold.
Shaqiri, i cili i ka bërë vetëm nëntë paraqitje për të kuqtë deri tani këtë sezon, kryesisht si pasojë e lëndimeve, paguhet 80 mijë euro në javë, apo 4.16 milionë funte në vit dhe është i 14-ti në listën e më të paguarve në skuadër.
Kjo nënkupton se ai është rezervisti më i paguar në skuadër pas Adam Lallana (5.72 milionë euro në vit), si dhe më shumë se lojtarët titullarë si Gini Wijnaldum (3.9 milionë funte në vit), Andry Robertson (2.6 milionë funte në vit) dhe Tret Alexander-Arnold (2.08 milionë funte në vit).
Liverpooli do t’i harxhojë 110 milionë funte gjatë këtij viti në paga të futbollistëve, me Mohamed Salah që është më i paguari me rrogë vjetore prej 10.4 milionë funte.
Roberto Firmino është i dyti më i paguari në skuadër me 9.36 milionë funte, bashkë me Virgil van Dijk me 9.36 milionë, po ashtu.
Jordan Henderson është i treti më i paguari me 7.28 milionë funte në vit.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










