Lajme
Në Shqipëri u ndërtuan 168 mijë bunkerë
Ish-gjenerali i pensionuar dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu thotë se gjatë regjimit monist në Shqipëri janë “mbjell” 168 mijë bunkerë. Të gjithë ishin testuar
Regjimi komunist në Shqipëri gatë viteve 1945-1991, kishte shpenzuar një shumë të madhe buxhetore për ndërtimin e bunkerëve apo siç njiheshin atëbotë “qendrave të zjarrit”. Brenda kësaj periudhe regjimi i Enver Hoxhës, kishte “mbjell” gjithandej vendit rreth 168 mijë bunkerë, si filozofi e luftës mbrojtëse.
Këto të dhëna i ka publikuar në një intervistë për AA, ish gjenerali i pensionuar dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. Moisiu, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes në sistemin e Hoxhës, thotë se deri në vitin 1982, në Shqipëri janë ndërtuar 168 mijë bukure, gjithandej vendit.
“Pas vitit 1974 ndërtimi i tyre vazhdoi në mënyrë masive. Ministri i Mbrojtjes i atyre viteve që ishte njëkohësisht edhe kryeministër, Mehmet Shehu, vuri në dispozicion fonde dhe burime materiale të mëdha, si dhe burime njerëzore dhe ishte i pasionuar në këtë drejtim”, deklaroi Moisiu.
Sipas tij, kjo u bë në kohën e Luftës së Ftohtë dhe të gjitha vendet, siç tha ai, bënin shpenzime të mëdha ushtarake.
“Qendrat e zjarrit (bunkerët) u ndërtuan pothuajse totalisht në gjithë territorin e vendit
Shqipëria, mund të them se kishte një mbrojtje kubike, nga deti, toka dhe ajri, gjithmonë nga pikëpamja e fortifikimit”, tregon ish oficeri dhe politikani Misiu.
Fortifikimi, sipas tij, ishte bërë mbi baza shkencore dhe Ushtria Shqiptare, sipas tij, kishte një institut që merrej me studime, ku fillimisht gjërat eksperimentoheshin.
“Për bunkerët janë bërë dy eksperimente të mëdha për sa i përket objekteve të fortifikuara, ku njëri është bërë në vitin 1975 dhe tjetri në vitin 1977. Për fortifikimin u studiuan modelet më të njohura të vendeve të ndryshme të botës, si për shembull ai gjerman, rus, grek, por edhe modeli amerikan në Vietnam”, tha Moisiu.
Ish-presidenti tregon se ka qenë një punë shumë e studiuar dhe e bazuar në analiza shkencore, duke pasur parasysh vetë formën që u ndërtuan pasi “nuk njiheshin formulat dhe duhej bërë patjetër eksperimentimi për të parë se sa rezistentë janë”.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










