Lajme
Çmimi i naftës nuk zbritet për shkak të akcizës së lartë
Derisa, Maqedonia sipas përfaqësuesit ë naftëtarëve, Fadil Berjanit, akcizën për naftë e ka 20 cent për litër, në Kosovë akciza është 35 cent
Kudo në botë por edhe në rajon çmimet e naftës kanë shënuar rënie të dukshme, madje deri në rreth 50 për qind më lirë, ndërkohë që në Kosovë vërehet një rënie shumë e lehtë e çmimeve të naftës.
Sipas përfaqësuesve të naftëtarëve në Kosovë, kjo mungesë e rënies së çmimit të naftës ka të bëjë me taksat e larta që ata i paguajnë për këtë produkt, si dhe me mungesën e një rregullatori që mbikëqyrë çmimet e naftës.
Fadil Berjani, udhëheqës i Shoqatës se Naftëtarëve në Kosovë, duke bërë një krahasim me vendet e rajonit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova akcizën në naftë e ka më të shtrenjtën. Derisa, Maqedonia sipas Berjanit, akcizën për naftë e ka 20 cent për litër, në Kosovë akciza është 35 cent.
“Aktualisht çmimi i naftës në Kosovë është 0.99 euro deri në 1.05 euro. Por, ky çmim për ekonominë kosovare është çmim i lartë, kur dihet se në Gjermani me çfarë ekonomie ka ajo, çmimi i naftës për litër është 1.05 euro. Këto janë ato probleme që po krijohen për shkak të mungesës së një rregullatori”, thotë Berjani.
Çmimet e derivateve të naftës, ndërtohen nga bursa ndërkombëtare, kursi i dollarit, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ( TVSH), akciza dhe shpenzimet tjera.
Përveç çmimit të blerjes, në Doganat e Kosovës, kompanitë importuese paguajnë akcizë 0.35 euro për një litër naftë, ndërsa për benzinë paguajnë 0.33 euro, pastaj këtu shtohet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, transporti dhe shpenzimet tjera.
Ibrahim Bucaliu, pronari i kompanisë HIB – Petrol , kompani kjo e cila bën transportin e derivateve të naftës në tërë territorin e Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka treguar se ka rënie të çmimit të naftës, megjithatë sipas tij, janë taksat ato që pamundësojnë rënie më të madhe.
“Çmimin e naftës edhe atë të berzës ne e përcjellim çdo mbrëmje, ne jemi të parapaguar, në berzën botërore i marrim ato çmime që janë në berzë, ne jemi në treg në shitje. Mirëpo se ka rënë çmimi në berzë shteti taksat i ka fikse, e tek ne për një litër naftë paguajnë afër 47 cent taksa”, ka bërë të ditur Bucaliu.
Ai ka treguar se çmimi i naftës i cili ka qenë 1.24 euro për një litër, aktualisht është 0.99 euro deri në 1.00 euro.
Sidoqoftë, udhëheqësi i Shoqatës se Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani e ka quajtur mjaft problematike dhe të pa kontrolluar sektorin e naftës në Kosovë. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrin hapa konkret në mbikëqyrjen e këtij sektori.
“Bëj apel tek kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, që të bëhet formimi i rregullatorit sa më shpejt në mënyrë që ky sektorë të hyjë nën kontroll. Vetëm më formimin e këtij mekanizmi rregullohet ky sektor, i cili deri më tani ka qenë një sektor i kriminalizuar”, thekson ai.
Zakonisht kur në tregjet evropiane apo edhe më gjerë çmimet e produkteve të ndryshme kanë shënuar ngritje, kjo është reflektuar menjëherë edhe në Kosovë, por që sipas njohësve të çështjeve ekonomike në Prishtinë, kjo nuk po bëhet kur ka ulje.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës nuk ka kompetenca që të ndërhyjë në masën e çmimit të ndonjë malli, pasi që vazhdimisht është theksuar se oferta, kërkesa dhe tregjet e jashtme, përcaktojnë çmimet e produkteve të caktuara.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











