Lajme
Pelegrinët përplasin Kosovën dhe Serbinë
Dhjetëra protestuesit nuk i lejuan pelegrinët serbë të hyjnë në qytetin e Gjakovës. Ky rast u bë shkak që të përplasën politikisht ministri serb Vulin dhe kryetarja Kusari-Lila
Pelegrinët serbë edhe kësaj here janë pritur me protesta në qytetin e Gjakovës, duke mos i lejuar të bëjnë homazhe në kishën ortodokse. Protestuesit shqiptarë nuk lejuan që serbët të vijnë në këtë qytet për festën e Krishtlindjeve Ortodokse, duke konsideruar se ata që po bëjnë homazhe, janë kriminelët që dogjën Gjakovën 16 vjet më parë.
Një grua që përfaqëson familjet e të zhdukurve, Nysrete Kumnova thotë se serbët nuk kanë çfarë të lypin në Gjakovë, derisa nuk zbardhet fati i të pagjeturve.
“E kemi thënë me qindra herë, po e themi edhe sot dhe do ta themi gjithmonë se serbët nuk kanë çka të kërkojnë në Gjakovë. Të paktën jo derisa të zbardhet fati i të gjithë familjarëve tanë dhe derisa ata që kanë bërë krime të dalin para drejtësisë për ta marrë dënimin e merituar”, ka thënë ajo.
Gjakova është njëri nga qytetet që është më i prekur nga lufta e fundit. Në këtë komunë, kanë ndodhur krimet më të mëdha të luftës 1999, ndërsa që nga ajo periudhë janë qindra gjakovarë që nuk i kanë gjetur të afërmit e tyre.
Fshati Mejë afër Gjakovës, njihet si fshati i “lotëve”, ku janë bërë masakrat më të mëdha ndaj popullsisë civile nga ushtarët dhe paraushtarakët serbë.
Mirëpo ndalja e pelegrinëve nuk përfundoi me kaq. Menjëherë filluan përplaset politike ndërmjet ministrit të Punës dhe Çështjeve sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin dhe kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.
Vulin, i cili po qëndron në Kosovë për Krishtlindje, Gjakovën e krahasoi me qytetit të Rakës (Raqqe-s) në Siri.
“Ekzistojnë dy vende në rruzullin tokësor ku krishterët nuk mund të hyjnë, njëra është Raka, selia e islamistëve diku në Siri dhe e dyta është Gjakova. Është viti i tretë që serbët të cilët janë lindur në Gjakovë nuk mund ta vizitojnë qytetin e tyre të lindjes, të paktën sa për t’u lutur, asgjë tjetër”, tha Vulin.
Menjëherë reagoi kryetarja e Komunës së Gjakovës dhe ish kryeministrja Mimoza Kusari – Lila. Ajo e ka lutur Vulinin që të mos e përziej fenë me politikën, dhe se krahasimet që i ka bërë nuk janë fetare, por politike dhe historike.
“Është e rëndë që çdo vit në Komunën e Gjakovës në të njëjtën datë, të përsëriten skenat e bllokimit të rrugëve e cila çon në kishën ortodokse. Situata rëndohet kur ardhjet e pelegrinëve përcjellën me deklarata sikur ato të Vulinit i cili krahason Gjakovën me Raqqen në Siri. Është i njëjti politikan Serb i cili gjithmonë përkeqëson raportet (ashtu të rënduara) dhe ngrit emocionet e Gjakovarëve me deklarata jo korrekte”, thotë ajo.
Kusari-Lila ia kujton Vulinit se Gjakova është komuna me numrin më të madh të vrarëve, të pagjeturve, të plagosurve dhe të dhunuarave në luftën e fundit në Kosovë nga agresori serb.
Ajo thotë se Gjakova është qytete multifetarë, por jo edhe me politikë serbe. “Nëse donë që në të ardhmen, qytetarët e Gjakovës të vizitojnë kishën e tyre, ndal së hedhuri vaj në zjarrin e ndezur nga ju vetë 16 vite më parë”, thotë Mimiza Kusrai-Lila, kryetare e Gjakovës.
Në anën tjetër, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, tha se kushti i parë serioz për kthimin e serbëve të shpërngulur është dhënia e garancisë për sigurinë e tyre nga ana e qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës. Ai u shpreh i bindur se një gjë e tillë do të ndodhë në një periudhë të afërme.
Raportet ndëretnike në Kosovë edhe më tej mbeten shumë delikate. Këto i rëndon edhe më shumë çështja e të pagjeturve. Në Kosovë nga periudha e luftës (1998-1999), figurojnë edhe 1770 personave të pagjetur. Disa trupa tashmë janë zbuluar në një varrezë masive në Rashkë të Serbisë.
Në Kosovë është krijuar bindja se Qeveria në Serbi e dinë saktë se ku janë varrosur edhe të pagjeturit tjerë, por po e mbanë pengë për përfitime politike dhe buxhetore.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












