Lajme
UNDP garanton mbështetje për diasporën
Misioni i UNDP-së është një nga partnerët kryesor të Ministrisë së Diasporës në projektet që kjo ministri është duke i udhëhequr. UNDP premtoi mbështetje për diasporë
Misioni i UNDP-së në Kosovë do të vazhdojë ndihmën për Ministrinë e Diasporës në implementimin e Strategjisë për Diasporën dhe Mërgatën. Kështu ka deklaruar zëvendësdrejtoresha e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo gjatë një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Diasporës, Valon Murati.
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, siç u tha, është një nga partnerët kryesor të Ministrisë së Diasporës në projektet që kjo ministri është duke i udhëhequr.
UNDP, sipas njoftimit të MeD, ka qenë partner kryesor në përpilimin e Strategjisë për Diasporën dhe Mërgatën, hartimin e regjistrit të diasporës dhe mërgatës si dokumenti më i rëndësishëm i Ministrisë së Diasporës, në rrjetëzimin e bizneseve të diasporës, si dhe në shumë projekte të tjera.
“Kjo ndihmë do të vazhdojë edhe më tej, duke e ngritur nivelin e bashkëpunimit” ministri Murati, sipas të cilës, puna dhe bashkëpunimi në të ardhmen do të rritet.
“Ne kemi pas partneritet në shumë procese me UNDP-në, dhe marrë parasysh projektet dhe puna që na presin në të ardhmen, besojmë që ky partneritet të jetë në nivel edhe më të lartë”, tha ministri kosovar.
Roccasalvo, ndërkaq u shpreh mirënjohëse për bashkëpunimin e deritashëm me Ministrinë e Diasporës si dhe u pajtua që niveli i bashkëpunimit të rritet edhe në fusha tjera, në dobi të dy anëve, duke falënderuar Ministrin për gatishmërinë e shprehur për partneritet.
“Projektet të cilat u udhëheqim ne si UNDP të financuara nga ambasadat, përkatësisht qeveritë partnere në këtë rast atë të Finlandës, janë të bazuara me qëllim të implementimit të Strategjisë së Ministrisë, ashtu që të sigurohet një mirëqenie për qytetarët e Kosovës duke shfrytëzuar kapacitetin e diasporës kosovare. Për këtë, do ta keni gjithmonë derën hapur tek UNDP”, theksoi Roccasalvo.
Në fund, si ministri Murati ashtu edhe Roccasalvo u dakorduan që të vazhdojnë bisedat në nivelin punues në mënyrë që edhe projektet që nuk janë përfshirë deri tani në agjendën e vitit 2015, të përfshihen Brenda programit të UNDP-së, ashtu që të vazhdohet me partneritet në të gjitha fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Diasporës.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











