Lajme
Kosova bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë
Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë e ka pranuar Kosovën si anëtare vëzhguese të kësaj organizate. Presidentja Jahjaga u shpreh e kënaqur me këtë vendim
Republika e Kosovës është pranuar të shtunën mbrëma, si anëtare vëzhguese në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë në samitin e Senegalit. Shtetet anëtare e pranuan Kosovën në samitin e frankofonëve, ku po merr pjesë edhe presidentja e Atifete Jahjaga dhe shefi i diplomacisë, Enver Hoxhaj.
Në samit morën pjesë një numër i madh i burrështetasve nga vende të ndryshme të botës, në mesin e të cilëve edhe presidenti i Francës, Fransua Hollande.
Në një fjalë rasti drejtuar pjesëmarrësve të samitit, presidentja Jahjaga tha se kjo është ditë e veçantë për Kosovën, sepse po anëtarësohet në një organizatë aq të rëndësishme me të cilën ndanë vlera të përbashkëta të komunikimit dhe bashkëpunimit.
“I jam mirënjohëse secilit shtet anëtar të OIF për mbështetjen që i keni ofruar Republikës së Kosovës dhe konsensusin tuaj të vendosur që ta pranoni Kosovën në mesin tuaj. Duke e përfshirë Kosovën në këtë organizatë, ju shtuat edhe një përkrahëse të vlerave që avancojnë paqen dhe një zë më tepër që fuqizon dialogun dhe partneritetin si mënyrën e vetme për të gjetur zgjidhje për sfidat e së ardhmes që prekin secilin prej nesh”, tha Jahjaga.
Si shteti më i ri në Evropë, Kosova sipas saj, është e përkushtuar të ndërtojë një vend të qytetarëve të barabartë, për të qenë vend anëtar i Bashkimit Evropian, i integruar në aleancën veriatlantike të NATO-s.
“Në këtë tryezë, Kosova dhe institucionet e saj do të sjellin kontributin tonë si pjesëtarë të barabartë për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi politike, kulturore dhe ekonomike që do të avancojnë marrëdhëniet tona bilaterale dhe do të forcojnë vlerat tona të përbashkëta”, tha ajo.
Përveq Kosovës, në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë janë anëtarësuar edhe Kosta Rika dhe Meksika. OIF përbëhet nga 75 Shtete dhe Qeveri, nga të cilët 56 anëtare dhe 19 vëzhgues. Maqedonia ka statusin e anëtares së plotfuqishme që nga samiti i Bukureshtit në vitin 2006.
Ndryshe, për disa dekada gjuha frënge ka qenë gjuhë obligative në Kosovë. Ndërsa pas luftës, gjuha anglezë e ka zëvendësuar frëngjishten, edhe pse në shumë shkolla mbetet si gjuhë e dytë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












