Lajme
Kosovë, shkelje flagrante e Ligjit të duhanit
Ligji kundër pirjes së duhanit po shkelet edhe nga institucionet e Kosovës, madje edhe në shëndetësi e gjyqësi. Më së shumti duhani pihen nëpër lokalet e natës, rreth 82 për qind
Qytetarët dhe institucionet kosovare vazhdojnë ta shkelin për çdo ditë, ligjin kundër pirjes së duhanit. Edhe pse ky ligj i miratuar në mars të vitit 2013, është konsideruar shumë rigoroz, ai nuk është zbatuar asnjëherë, ndërsa as inspektorët shëndetësor nuk e kanë kryer punën si duhet.
Qendra për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë, (KADC) institucion ky që merret me monitorimin e shkeljes së ligjit për kontrollin e duhanit, ka bërë një hulumtim rreth asaj se sa shkelet ky ligj në institucionet publike, si dhe hapësira të mbyllura në përgjithësi, ndërsa skandali është se duhani pihet edhe nëpër gjykata.
Arben Lila, zyrtarë në KADC, ka bërë të ditur se monitorimi është bërë në 7 qytete të Kosovës, me 20 monitorues. Sipas tij, ligji për kontrollin e duhanit po shkelet .
“KADC prej 13 deri më 23 tetor ka kryer monitormin ku janë bërë 648 observime, prej tyre në institucione publike 154 derisa 494 observime në sektorin e gastronomisë dhe objekte private. Niveli i shkeljes së ligjit për kontrollin e duhanit, ku është e ndaluar me ligj është rreth 8 për qind në institucione shëndetësore”, tha ai.
Po ashtu duhani pihet edhe në universitete dhe kolegje 8.8 për qind, në shkolla të mesme 16.2 për qind, gjykata 20 për qind, objektet komunale 22 për qind, në qendra tregtare 3.6 për qind, derisa në klube nate shkelësit e ligjit arrijnë në 82.6 për qind.
Sipas Lilas, ligji për kontrollin e duhanit shkelet në orë të caktuara. “Shkeljet ndodhin dhe rriten me kohë. Prej orës 8:00 deri në 16:00 ka shkelës të ligjit më pak, derisa pas orës 16 kur mendojnë se edhe inspektorët nuk janë në teren , shkelet më shumë, derisa ekstremisth shkelet pas orës 20”, ka thënë Lila raporton REL.
Ndërkaq, Skender Syla, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, tha se ligji nuk është duke u zbatuar ashtu siç parashihet. Madje faktet shqetësuese, sipas tij, është se ligji shkelet në ambientet e mbyllura aty ku më së shumti frekuentohet nga të rinjtë, pra në bare, klube nate.
Derisa inspektori sanitar, Ibrahim Tershnjaku, ka thënë se deri më tani janë shqiptuar gjithsej pesë gjoba për gjithë Kosovën. Kjo pasi që gjykatat së fundmi kanë filluar të shqiptojnë gjoba për shkelësit, derisa një gjë e tillë më parë nuk ka ndodhur.
Ndryshe, duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Çdo vit në botë vdesin rreth 5 milionë njerëz si pasojë e pirjes së duhanit. Studimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, flasin për atë, se nga 5 infarkte, 4 shkaktohen nga pirja e duhanit.
Ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ndalon pirjen e duhanit rreptësisht nëpër zona të mbyllura, sikurse nuk lejohet as reklamim i pakove të cigareve. Të dhënat e organizatave vendore por edhe ndërkombëtare të shëndetësisë, tregojnë se rreth 30 për qind e popullit të Kosovës janë duhanpirës aktiv.
Në Kosovë llogaritet të ketë rreth 500 mijë duhanpirës. Rreth 37 për qind e të gjithë nxënësve kanë pirë cigare ndonjëherë. Sipas disa statistikave të tjera, 21 për qind e shtatzënave konsumojnë duhanin, kurse 54 për qind e të porsalindurve i ekspozohen pirjes së duhanit në ambiente familjare.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












