Lajme
Rama në Preshevë: Liria e çdo shqiptari është e paprekshme
Kryeministri Edi Rama tha në Preshevë, se Shqipëria do të punoj pareshtur, që të gjithë shqiptarët kudo që janë, të jetojnë të barabartë me popujt tjerë të Evropës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ritheksoi edhe një herë para qytetarëve të Luginës së Preshevës, se Tirana nuk është për Shqipërinë e madhe, por për integrimin e të gjithë shqiptarëve në Evropën e madhe. Ai tha se Shqipëria do të punoj pareshtur që të gjithë shqiptarët kudo që janë, të jetojnë të barabartë me popujt tjerë.
“Ia bëra të qartë edhe kryeministrit serb, Vuçiq se nuk jemi në një betejë për një Shqipëri të Madhe, por për një Evropë të madhe, e cila të përfshijë të gjithë shqiptarët dhe të tjerët”, deklaroi Rama gjatë fjalimit që mbajti në pallatin e Kulturës në Preshevë.
Kryeministrit Edi Rama i është dorëzuar titulli “Qytetar Nderi” nga Këshilli Komunal i Preshevës. Deri sa ai ka qëndruar në Komunën e Preshevës ku zhvilloi një takim me liderët rajonalë shqiptarë, mijëra qytetarë e kanë pritur atë me këngë e vallë në sheshin “Liria”.
“Ndihem thellësisht i privilegjuar që si kryeministër i Shqipërisë të iu i them mirë se ju gjeta dhe iu siguroj se unë dhe qeveria e jonë nuk do të rreshtim së punuari, për të rilindur Shqipërinë, por edhe për të rilindur shpresat dhe besimin e çdo shqiptari kudo ku ai jeton”, deklaroi Rama.
Duke folur për pakicat dhe minoritetet, kreu i qeverisë së Shqipërisë deklaroi se duhet ti japim të gjithëve mundësinë të mësojnë lirisht gjuhën e tyre dhe të mos i shohim ata si një kërcënim, por si fat i jetesës në një mozaik kulturash.
“Sot kemi mundësinë ta kthejmë këtë moment paqeje në një paqe të qëndrueshme, për të cilën ia vlen të jetohet. Jam i vetëdijshëm për brengat, vështirësitë dhe pengesat me të cilat haseni. Jam i sigurt se bashkë do të shuajmë brengat e së shkuarës dhe do të zhbëjmë vështirësitë që vijnë si rezultat i një të shkuare që vazhdojmë ta kërcënojnë Ballkanin”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë tha se ky nuk është një detyrim vëllazëror apo politik, qeveritar “por një detyrim kushtetues”.
“Nuk është detyrim politik por kushtetues, bazuar në Kushtetutë që qeveria e Shqipërisë dhe cilido qoftë kryeministër të mos e harrojë se liria dhe të drejt e çdo shqiptari kudo që jeton, janë të paprekshme dhe duhet t’i mbrojmë pavarësisht pengesave”, deklaroi mes tjerash Rama.
Ai tha se shqiptarët do të jenë evropianët e rinj të këtij rajoni. “Nuk jemi vetëm ne që kemi nevojë për Evropën e bashkuar por është edhe Bashkimi Evropian që ka nevojë për Ballkanin”, bëri me dije Rama.
Duke u ndalur tek diplomat që lëshohen në Shqipëri, Rama tha se ato do jenë të barasvlershme me ato në Serbi.
“Kemi hapur një faqe të re për gjithë ata që me diplomën e Shqipërisë do duan të realizojnë ambicien e tyre. Diploma e Shqipërisë do jetë një dokument i njohur edhe në Serbi, pra është e barasvlershme me ato të Serbisë”, tha ai.
Më tej kryeministri shqiptare foli hapur përpara shqiptarëve të Preshevës, duke iu thënë se rajoni ku jetojmë duhet të bashkëjetojë në paqe, ndërsa shtoi se me Serbinë është hapur tashmë një kapitull i ri, që ky moment paqeje të jetë i qëndrueshëm.
Ai po ashtu përsëritë atë që tha në Beograd në konferencën për media bashkë me kryeministri Vuççiq, se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me ligjet dhe konventat evropiane dhe ndërkombëtare. Ndërsa edhe një herë nxori paralele ndërmjet shqiptarëve në Luginë dhe serbëve në veriun e Kosovës.
“Ti tregojmë botës se në Shqipëri dhe në Kosovë ka modele të admirueshëm të bashkëjetesës dhe modele të admirueshëm të respektimit të minoriteve. Por, duke u nisur nga vetja ne kemi të drejtë të kërkojmë të njëjtën gjë edhe nga tjerët. Sot në Shqipëri ka një minoritet grek i cili nuk ndjen për asnjë çast në jetën e tij asnjë dallim e jo më pastaj diskriminim në raport me shqiptarët”, tha ai.
Kryeministri Rama edhe një herë iu premtoi studentëve të Luginës së Preshevës, se Qeveria shqiptare do të dyfishojë kuotat për studentët e mjekësisë dhe tha se nuk do të ketë limit për të gjitha drejtimet tjera.
Ai vazhdon vizitën në Bujanaoc, deri në orët e vona të mbrëmjes, e më pas kalon në Kosovë, dhe nëpërmjet Rrugës së Kobit, shkon në Tiranë. Nuk është konfirmuar nëse gjatë kalimit në Prishtinë apo Gjilan, kryeministri Rama të takohet me ndonjë nga liderët kosovarë.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










