Lajme
Kosova, edhe pse proamerikane, ballafaqohet seriozisht me ekstremizmin fetar
I vetmi vend mysliman që e do Amerikën fillon të ketë një problem serioz të ekstremizmit.
Faqja e profilit të Facebookut të Musli Musliut mund të duket si çdo profil i një djaloshi në moshën e tij. 20-vjeçari boton të ashtuquajturat “selfie“ si dhe video në Youtube, ndërsa një aplikacion i mundëson atij të luajë edhe poker me miqtë e tij. Por, në realitet, faqja e këtij djaloshi është larg nga faqet tipike të një të riu të gjeneratës së tij. Videot që Musliu postone bëjnë thirrje për xhihad, duke nxitur miqtë e tij për të luftuar armiqtë e Islamit. Në një nga fotot e tij mund të shohim fytyrën e një njeriu të fshehur nën një kapuç. Në një tjetër, ai del si një luftëtar me një armë të rëndë dhe me një gjerdan plumbash rreth qafës, sikur të ishte një shall.
Nëse ne bazohemi në fjalët e familjes së tij, këto foto janë marrë sipas të gjitha gjasave në Lindjen e Mesme, ku Musliu dhe vëllai i tij, Valoni, që të dy të lindur në Kosovë, u larguan për t’u bashkuar me radhët e grupeve ekstremiste.
Në prill Musliu kishte thirrur në shtëpi për të treguar se Valoni ishte vrarë në Falluxha, gjatë ofensivës së shtetit islamik të qytetit. Valoni, i cili tani do të ishte 22-vjeçar, e kishte ndjekur mësimin në një medrese, një shkollë islame, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, para se të vendosej në Egjipt për të studiuar në Universitetin e Al-Azhar (ndërsa familja nuk ka dhënë hollësi mbi formimin e Musliut). Tetë muaj pas nisjes së tij për Lindjen e Mesme, Valoni ishte kthyer te prindërit e tij, të cilit kishin bërë çmos për ta bindur që të mos ritkthehet më.
“Ne kemi biseduar me të, bashkë me xhaxhallarët tanë”, thotë Selmani, një tjetër vëlla që jeton në fshatin Tushilë, rreth pesëdhjetë kilometra nga Prishtina.
“Ne i treguam se ishte i manipuluar dhe që shpesh janë të pafajshmit që vuajnë më së shumti”.
Në fund të shtatorit, edhe pse familja nuk kishte marrë asnjë lajm, ajo ishte prapëseprapë në ankth, sepse ajo kishte tre muaj që nuk kishte dëgjuar asgjë prej tij.
Valoni dhe Musliu janë në mesin e 150 shqiptarëve nga Kosova, të cilët, sipas autoriteteve kosovare, kanë ikur për Siri apo për Irak për të luftuar përkrah xhihadistëve. Dyzet kanë vdekur.
Pesëmbëdhjetë vjet më parë Kosova ishte ngulitur në luftën e vet të kryer nga Shtetet e Bashkuara, forcat e NATO-s zhvilluan një fushatë të sulmeve ajrore derisa në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj ndaj Serbisë. Dhe sot, kosovarët e rinj i bashkohen Lindjes së Mesme dhe i kundërshtojnë të njëjtat forca që i kanë kontribuar për të garantuar sovranitetin e vendit të tyre.
Qeveria në Prishtinë mundohet të shtjerrë valët potenciale të xhihadistëve: në javët e fundit policia e Kosovës arrestoi dhjetëra individë të dyshuar se kanë luftuar në Siri apo Irak, ose se kanë avokuar terrorizmin, 14 prej tyre ishin imamë. Megjithatë, disa përjetojnë këtë emigrim të kandidatëve xhihadistë si një siklet për një vend i cili ende është duke kërkuar vendin e tij në skenën ndërkombëtare, në veçanti kur dihet se Kosova e ka fituar lirinë e saj falë ndërhyrjes perëndimore.
Për disa vjet pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s, islami ekstremist nuk ishte një shqetësim në Kosovë. “Ne kemi kaluar pesëmbëdhjetë vjet duke u shqetësuar në lidhje me aksidentet rrugore të shkaktuara nga shoferët pa leje”, thotë një zyrtar i zbulimit që dëshiron të mbetet anonim, duke iu referuar nevojës për të ndërtuar nga e para një infrastrukturë të tërë publike. Por, ndërsa Kosova mezi doli nga lufta, shumë organizata islamike konservatore dhe të huaja gjejnë mundësi për të ndërtuar shkolla dhe financojnë ndërtimin e xhamive në gjithë vendin. Dhe, kur lufta shpërtheu në Siri, thekson agjenti për informata, radikalizmi islamik u bë përnjëherë një problem i vërtetë.
Fillimisht, shqetësimi përqendrohej në xhami dhe disa kohë më vonë, në rrezikun që vjen nga liderët e caktuar fetarë, të cilët nxisin kosovarët për luftimet në Siri. Në vitin 2012, për shembull, Enes Goga, një imam i Kosovës, ka shpallur një thirrje përmes një predikimi për të luftuar në Siri, duke cituar Profetin Muhamed.
“Unë urdhëroj që të shkoni në vendin e Shamit, sepse ai është vendi i zgjedhur nga All-llahu në këtë tokë, sepse atje jetojnë të gjithë besimtarët më të zjarrtë të All-llahut”, pati thënë Goga, duke iu referuar Muhametit. “Engjëjtë e All-llahut kanë hapur krahët e tyre mbi tokën eShamit”.
“Nëse ai nuk bëri thirrje në mënyrë të qartë për t’i nxitur të gjithë për të marrë armët”, thotë gazetari kosovar Artan Haraqija, i cili ka marrë kërcënime me vdekje për artikujt e tij në lidhje me komunitetin mysliman në Kosovë. “Për mua, kjo është e qartë që ai bën thirrje për t’iu bashkuar luftimeve në Siri”.
Po në të njëjtën kohë disa figura të caktuara të terrorizmit në Kosovë filluan të shfaqen, në shtator të vitit 2012, një kosovar me emrin Naman Demolli, i cili kishte shërbyer në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës kundër Serbisë, vdiq në Siri. Dhe në mars 2014 në bazë të informative nga gazeta “Balkan Insight”, një kosovar i lindur në Gjermani, Blerim Heta, i cili ishte nisur për të luftuar në Siri, ku ai kishte marrë emrin e Abou Al Khabab Kosovo, duke vrarë 52 njerëz në një atentat me bomba në Bagdad.
Në qershor 2014, një video e postuar në internet tregonte Lavdrim Muhaxherin, një shqiptar të Kosovës dhe ushtar i shtetit islam, duke shqiptuar një fjalim fanatik në arabisht përpara një turme entuziaste, ndoshta në Falluxha. Ai premtonte se do të pushtonte Jerusalemin, Romën dhe Andaluzinë, para se të shqyente pasaportën e tij kosovar, të cilin e theri në fund me shpatën e tij. Një muaj më vonë, Muhaxheri boton imazhe të tmerrshme në Facebook, ku shihet duke prerë kokën e një siriani. Në një tjetër imazh ai shihet me një kokë të përgjakshme në dorë.
Në shtator qeveria e SHBA-së e vendosi Muhaxherin, i cili ishte shpallur i vdekur për një kohë, në listën e “terroristëve ndërkombëtarë”, një vendim që vjen me dënim financiar. Kjo në fakt nuk është hera e parë që Muhaxheri fërkohet me amerikanët. Në Kosovë ai ishte punësuar në bazën ushtarake amerikane “Camp Bondsteel”, ku 800 amerikanë janë ende të vendosur në detyrë aktive. Pastaj, sipas raporteve lokale, ai kaloi dy vjet në Afganistan si një kontraktor.
Shumë udhëheqës fetarë myslimanë i kanë dënuar ashpër. Ata janë larguar për t’ iu bashkuar grupeve ekstremiste në Lindjen e Mesme. Bashkësia Islame e Kosovës, një organizatë e pavarur fetare, u ka bërë thirrje luftëtarëve kosovarë të “kthehen në familjet e tyre dhe vendin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”. Organizata është shprehur gjithashtu kundër grupeve që rekrutojnë xhihadistë në Kosovë.
Ndërkohë, qeveria e Kosovës, e cila mbetet një çështje tepër e përkushtuar në vendet perëndimore, përpiqet të zbulojë mbështetësit e mundshëm të radikalizmit. Në një artikull të botuar më 30 shtator në “The Guardian”, kryeministri Hashim Thaçi pati premtuar se “do t’i shtypë të gjitha qelizat të cilat mendojnë gabimisht se do të mund të fshihen në Kosovë”. Përveç arrestimeve të fundit, qeveria gjithashtu ka çmontuar 14 shoqata islamike dhe ka porositur hetime për të vërtetuar nëse ato janë apo jo të lidhura me grupet radikale.
“Ne ua kthejmë borxhin aleatëve tanë”, thekson një zyrtar për hetime sekrete. Ai gjithashtu vuri në dukje se shërbimet sekrete të Kosovës, ekuivalenti lokal i CIA-s, nuk është kundër faktit që SHBA-ja të kenë në shënjestër qytetarët kosovarë që luftojnë në radhët e shtetit islam; jo më pak se 8 kosovarë u vranë nga të shtënat e telekomanduara në shtator.
“Ata na çliruan dhe tani është në dorën tonë për t’iu përgjigjur thirrjes së tyre”, shton zyrtari, duke iu referuar iniciativave të fundit kombëtare për të frenuar valën e kandidatëve të xhihadit.
Mesatarisht, sipas Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në muajt e fundit, në mes 3 dhe 6 kosovarë janë kthyer nga Siria dhe Iraku çdo muaj. Por, zyrtari i këtij shërbimi tregohet optimist: arrestimet e fundit, së bashku me fletarrestimet që prekin 30 individë, të cilët thuhet se luftojnë në Siri, duhet të frenojnë migrimin e ekstremistëve radikalë në rajon.
Por të tjerët frikësohen se këto arrestime, megjithatë, mund të jenë kundërproduktive dhe të radikalizojnë më tej njerëzit.
“Kosova ka nevojë për një strategji që ka të bëjë me rrjedhshmërinë e këtij fenomeni”, thotë Abit Hoxha, një analist në Qendrën Kombëtare për Studime të Sigurisë. “Arrestimi i këtyre njerëzve dhe dënimi i atyre, kur ata akoma nuk kanë bërë asgjë dhe këtë për të përmirësuar qeverisjen, do të ketë një efekt bumerang”.
Një i ri i Kaçanikut, vendlindja e Muhaxherit, pajtohet. “Njerëzit janë të tronditur nga një padrejtësi e tillë”, shpjegon 24-vjeçari, duke dalë nga lutjet e së premtes. “Kjo vetëm keqëson situatën. A nuk do t’ iu nervozonte nëse arrestohet vëllai juaj Ne, si myslimanë, jemi të gjithë vëllezër”.
Disa kosovarë të tjerë shprehin frustrimin e tyre me një qeveri që nuk bën asgjë për të sulmuar rrënjët e vërteta të ekstremizmit të tillë, siç është varfëria, sistemi arsimor i mjerueshëm, dështimi i shtetit. “Shkollat tona janë të paafta dhe lëshojnë individë të brishtë në duart e propagandave fetare“, pohon z. Hoxha.
Sipas Bankës Botërore, shkalla e papunësisë ka arritur deri në 45% në Kosovë; të rinjtë e papunësuar përbëjnë 60%. Gjysma e popullsisë është nën moshën 25-vjeçare. Ata që janë të punësuar fitojnë një mesatare prej 370 € në muaj.
Muhameti, më i madhi i vëllezërve dhe motrave të Musliut, ka thënë se gjendja e rëndë ekonomike e Kosovës është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e vëllait të tij. “Kosova ecën mbrapsht. Në qoftë se vëllezërit e mi kishin gjetur punë këtu, ata kurrë nuk do të kishin menduar për të shkuar atje. Por shteti i ka lënë ata në baltë”, shton ai, “dhe nuk bëhet aspak merak për fatin e tyre”.
Përkthimi: albinfo.ch
Autori: Slate.fr
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











