Lajme
Shoferë, kujdes vozitjen në Maqedoni
Në Maqedonia ka hyrë në fuqi Ligji i ri për komunikacionin, që përfshinë gjobat nga 20 euro më e lira deri në 500 euro për vozitje të rrezikshme
Në shtetin e Maqedonisë, prej ditës së sotme, ka hyrë në fuqi Ligji i ri për komunikacionin, që përfshinë gjoba deri 500 euro për shoferët e pandërgjegjshëm.
Sipas ligjit të ri për siguri në komunikacionin rrugor, gjobat janë shumë të larta dhe të papërballueshme për të gjithë shkelësit e ligjit.
“Nëse nuk keni rripin e sigurisë, ju pret dënimi prej 100 euro ose 6.000 denarë të Maqedonisë, ndërsa nëse nuk keni ndezur dritat gjatë hyrjes në këtë shtet, po ashtu iu prej gjoba prej 6000 denarësh ose 100 euro”, thuhet në Ligjin e ri për komunikacionin raportin INA.
Parkim i gabuar i makinës, po ashtu gjobitet deri 45 euro, ndërsa në rast të parkimit në vijat e kalimit të këmbësorëve apo udhëkryq, gjobat shkojnë deri 250 euro.
“Mosdhënia e përparësisë për kalimtarët në kalimet e udhëtarëve është 250 euro gjobë; Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanime të banuara, nëse shkon mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar apo e caktuar në shenjën e komunikacionit, ju prej gjoba deri 500 euro ose 65 pikë negative si dhe aplikimi i masës së ndalesës për drejtimin e makinës prej 6 deri 12 muaj”, thuhet në Ligj.
Nëse drejtoni makinën mbi 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, ju prej gjoba prej 20 euro, ndërsa tejkalimi prej 10 deri 30 km/h nga shpejtësia e lejuar është 45 euro/
Ndërsa nëse tejkaloni shpejtësinë prej 30 deri 50 km/h nga shpejtësia e lejuar në vendbanimet e banuara, atëherë gjoba shkon në 300 euro, ndërsa ndalesa për të drejtuar makinën përshinë periudhën nga 3 deri 12 muaj.
“Prania e fëmijëve në karrigen e përparme të makinës në moshën më to vogël se 12 vjet – 45 euro gjobë. Për pagesën e gjobave do të aplikohet sistemi i precizuar me afate dhe procedura të rregulluara, përmes tërheqjes së parave nga llogaritë bankare të qytetarëve apo edhe forma të tjera”, thuhet në Ligjin e ri.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










