Lajme
Studentët shqiptarë në Universitetin e Fribourg: Letër zyrtare UEFA-s
13 fakte, 5 precedentë që rëndojnë mbi Federaten Serbe të Futbollit kundrejt 2 akuzave dhe 0 precendetë për Federatën Shqiptare. Ndërkohë në media, qarkullon ideja se të dyja federatat do dënohen duke lënë të kuptohet që faji është distributiv. Si reagoi shoqata e studentëve shqiptar?
Serbi – Shqipëri e datës 14 tetor duhej të ishte një ndeshje futbolli. Të tillë e gjykonte edhe UEFA gjatë hedhjes së shortit për eliminatoret e kampionatit evropian EURO 2016. Kështu shpresonin edhe sportdashësit. Por sjam dhe aq i bindur nëse kështu dëshironte edhe politika. Mediat u mbushen me titujt që ndeshja u kthye në dhunë për shkak të një droni që mbante një flamur të Shqipërise së madhe. Politikanët serbe brohoritën që faji është i shqiptarëve që provokuan me këtë lloj mesazhi politik dhe se droni me atë banderolë ishte një akt terrorist.
Me datën 23 tetor, UEFA do të prononcohet në lidhje me pikët e takimit nëse do i jepen Shqipërisë, Serbisë apo nëse ndeshja do të luhet përsëri në terren neutral. Masat disiplinore do të merren në muajin nëntor. Dy federatat do dërgojne faktet e tyre për tu mbrojtur dhe për të kërkuar të dënohet fajtori.
Nëse ndeshja e futbollit duhej të ishte futboll atëherë përse duhet të politizohet? Kujt i shërben ky politizim? Kujt i shërben shtrembërimi i fakteve dhe propaganda, agresorit apo viktimës? Kush ka faj dhe si mund të kuantifikohet faji?
Duke marrë parasysh këto pyetje por dhe duke mos lejuar që futbolli të përzihet me politikë, shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Fribourg-ut i ka dërguar një letër zyrtare UEFA-s ditën e hënë me datë 20 tetor.
Nëpërmes një analize të detajuar të ndeshjes studentët e universitetit të fribourg-ut kanë paraqitur 13 fakte që rëndojne mbi Federatën Serbe.
Nga këndvështrimi teknik i ndeshjes së futbollit shtrohet pyetja a ishte i mundur zhvillimi normal i ndeshjes deri në fund, në minutën e 90?
Para ndeshjes:
Tifozeria serbe ka agresuar me mjete të forta stafin e kombëtares shqiptare që gjatë rrugës për në stadium.
Gjatë ndeshjes:
Këndimi i himnit shqiptar u vërshëllye nga tifozët serb dhe u shoqërua me brohoritjet “vritni, masakroni shqiptaret” dhe kjo jo nga një grup u izoluar por nga 30 mijë tifozë prezent në stadium; hedhja e mjeteve të forta, fishekzjarreve dhe shisheve në stadjum në drejtim të lojtarëve shqiptar; djegia e flamurit te NATOS dhe atij shqiptar, ishin këto ekseset që detyruan gjyqtarin ta ndalë disa herë ndeshjen.
Fakti që nga minuta e 20 e pjesës së parë ekipi kombëtar i Shqipërise ishte në epërsi loje duke dëshmuar 3 raste të pastra goli, cka nervozoi dhe më tepër tifozerinë serbe, është sigurisht një element për tu marrë në konsideratë i cili mund të ketë cuar gjithsesi në pushtimin e fushës nga tifozët serbe.
Hyrja në fushë e lojtarëve te bankës së reservave të serbisë, dhe pastaj e tifozave, sidomos e Ivan Bogdanov i cili e kishte të ndaluar hyrjen në stadium pas incidenteve të krijuara në ndeshjen Itali – Serbi në 2010.
Pas ndërprerjes së ndeshjes:
Agresion fizik ndaj lojtarëve shqiptarë jo vetëm nga tifozët por edhe nga punonjësit e federatës serbe (steward dhe forcat e sigurisë së tunelit). Edhe nëse ju është propozuar lojtarëve shqiptarë vazhdimi i ndeshjes në rast se boshatiset stadjumi, kjo nuk do të kishte qenë absolutisht e mundur përderisa vetë forcat e sigurisë i kishin agresuar ata. Kush mund të garantonte sigurinë e tyre atëherë?
Shfaqja e dronit nuk mund të ngarkojë Shqipërinë me përgjegjësi për vetë arsyen se tifozët shqiptarë nuk ishin të lejuar në stadjum. Asnjë provë serioze deri më tani nuk është sjellë që ishin shqiptarët që drejtuan dronin. Por në cfarëdo lloj rasti, policia serbe është përgjegjëse për sigurinë brenda dhe jashtë stadjumit. Gjithashtu edhe për hapësirën ajrore të saj. Nëse Serbia ishte e paaftë për të garantuar sigurinë e saj, mundej fare mirë të kerkonte bashkëpunimin e Shqipërise cila është vend anëtar i NATOS dhe mund t’i siguronte hapësirën ajrore thuhej ne deklaratën e studentëve shqiptar.
Ne bazë të kësaj analize Shqipëria jo vetëm që s’mund të akuzohet për refuzim të ndeshjes por edhe duhet ti jepet fitorja në tavolinë nga UEFA.
Nga këndvështrimi politik:
Nëse shfaqja e dronit me banderolën me simbole kombëtare lexohet si provokim politik atëherë sigurisht që është provokim politik edhe djegia e flamurit shqiptar dhe atij te NATO-s si dhe shfaqja e parullës “Kosovo je Srbija” nga ana e tifozëve serb që nga fillimi i ndeshjes. Kështu që droni nuk është një pretekst që justifikon dhunën në stadjum dhe ska vend që politika të përzihet me futboll as gjatë procesit të vendim-marrjes së UEFA-s.
Duke përmendur edhe 5 precedentet e Serbisë ku dhuna, racizmi dhe aktet tjera vandaliste karakterizonin tifozerinë e saj, ndërkohë që Shqipëria dhe tifozët e saj skanë asnjë precedent në lojërat e zhvilluara brenda dhe jashtë fushës së saj, studentët shqiptar të Fribourgut kërkojnë që ti jepet një leksion ekzemplar Federatës Serbe. Ndeshja mes Italisë dhe Serbisë në 2010 kishte shumë më pak raste dhune sesa ndeshja Serbi – Shqipëri dhe UEFA kishte vendosur fitoren në tavoline të Italisë.
Në deklaratën e tyre ata kërkojnë nga UEFA që për lojtarët shqiptarë të mos merret asnjë masë disiplinare. Kjo për vetë faktin që mbrojtja legjitime është një princip i së drejtës ne raste kur në një “état de nature” sic përmend Hobbes ku rregullat janë absente, ku ska asnjë strukturë për të garantuar sigurinë individuale dhe të grupit, mbrojtja legjitime është krejtësisht e justifikueshme.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










