Lajme
Shqipëria, shtyllë e fortë e rajonit, sipas kreut të diplomacisë italiane
"Shqipëria është një shtyllë e fortë e rajonit", tha kreu i diplomacisë italiane, Federica Mogherini, në takimin e saj me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, raportoi agjencia e lajmeve ATSH.
Në këtë intervistë zoti Meta vlerësoi partneritetin e shkëlqyer dhe strategjik mes dy vendeve dhe tha se ishte i bindur se Italia do të bëjë përpjekje maksimale për të mbështetur një lidhje të fortë mes Shqipërisë, rajonit dhe Bashkimit Evropian nën Presidencën italiane.
Z. Meta dhe znj. Mogherini theksuan gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve.
Ministrja e Jashtme italiane u prit edhe nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Shqipërisë për Italinë, e cila vazhdimisht ka mbështetur Shqipërinë në të gjitha fushat, veçanërisht në procesin e integrimit evropian si dhe në lobimin për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë.
Në këtë kontekst, Presidenca italiane e BE-së është një mundësi për afrimin e mëtejshëm mes Shqipërisë dhe BE-së.
Të dy zyrtarët diskutuan për përpjekjet e Shqipërisë dhe angazhimin personal të kryeministrit Edi Rama për të përforcuar bashkëpunimin me vendet fqinje nëpërmjet projekteve të investimeve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për integrimin ekonomik në rajon.
Zëvendëskryeministri informoi znj. Mogherini për punën e bërë gjatë 300 ditëve të para të kësaj qeverie dhe të reformave të mëdha, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe për përmirësimin e klimës së biznesit si dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj.
Ndërsa përshëndeti reformat dhe progresin e qeverisë shqiptare, znj. Mogherini shprehu gatishmërinë e qeverisë italiane për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat dhe më tej forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Integrimi evropian i Shqipërisë dhe i Ballkanit Perëndimor është një përparësi për Presidencën italiane, dhe duhet të jetë prioritet për të gjitha presidencat e Bashkimit Evropian në vijim, tha ministrja Mogherini gjatë takimit me presidentin shqiptar, Bujar Nishani.
Nga ana e tij, zoti Nishani, duke folur për zhvillimet në rajon, vuri në dukje se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e saj konstruktive të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe shpreson se Italia, përveç politikës të saj aktive në Ballkanin Perëndimor, është pjesë e procesit Bërdo-Brijuni, një iniciativë me qëllim të zbatimit të projekteve të zhvillimit rajonal me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













