Kuriozitete
Gjërat që mund të mos i keni ditur për mjedrat
Mjedrat janë fruta shumë të shijshëm dhe sipas eksperteve kanë vlera të mëdha ushqyese. Bashkë me manaferrat, ato i takojnë një grupi të frutave mesdhetare.
Disa nga gjërat që mund të mos i keni ditur për to janë:
Ato me të vërtetë kanë vlera të mëdha ushqyese. Mjedrat përmbajnë më shumë vitaminë C sesa portokalli, kanë sasi të lartë të fibrave dhe kanë shumë pak kalori.
Ndihmojnë gratë shtatzëna. Sipas shumë studimeve, është thënë se konsumimi i pijeve me mjedër ndihmon në evitimin e problemeve që paraqiten gjatë shtatzënisë.
Vendi që ka më së shumti mjedra është Skotlanda. Skotlanda është e njohur për sasinë e madhe të mjedrave që rriten.
Ekzistojnë 200 lloje të mjedrave. Jemi mësuar me llojin e kuq të mjedrave, mirëpo në botë ka përafërsisht 200 lloje të tyre.
Vetëm një mjedër përmban qindra fara. Vetëm në një mjedër ekzistojnë 100 deri në 200 fara të vogla.
Më herët janë përdorur për shërim. Në kohët e mëhershme, mjedrat janë përdorur për zbardhimin e dhëmbëve dhe si një kurë për të trajtuar infeksionet e syve, transmeton Gazeta Express.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














