Lajme
Mitrovicë, vazhdon apeli për bojkot të zgjedhjeve
Drejtori i Zyrës për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë, Behxhet Bala thotë se grupe radikale serbe janë duke i frikësuar qytetarët që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 17 nëntorit
Qytetarë serbë që banojnë në veriun e Mitrovicës vazhdojnë të qëndrojnë në ambivalencë, ndërmjet thirrjeve për rivotim me 17 nëntor, apo kërcënimit të grupeve radikale për bojkotim të zgjedhjeve. Shqiptarët, në anën tjetër, kërkojnë nga policia që të krijojnë siguri në ditën e rivotimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka caktuar 17 nëntorit, ditën kur duhet të rivotohet në tri qendra votimi në Mitrovicën e Veriut, pasi që me 3 nëntor, grupe huliganësh serbë, të maskuar dhe me shtaga bejsbolli, hynë nëpër qendrat e vendvotime dhe i demoluan ato.
Ky cenim i demokracisë nxiti reagime gjithandej opinionit botëror, ndërsa Beogradi u akuzua për joseriozitet në integrimin e serbëve. Prandaj, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministri serb, Ivica Daçiq i cili kërkoi që të votohet masovikisht me 17 nëntor.
Pavarësisht kësaj, grupe radikale serbe po vazhdojnë të bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve.
Drejtori i Zyrës për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunë e Mitrovicës, Behxhet Bala theksoi se në veriun e qytetit është duke vazhduar antifushata e grupeve ekstremiste kundër mbajtjes së zgjedhjeve.
“Këto grupe janë duke i frikësuar qytetarët në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhje”, deklaroi ai.
Bala kërkoi nga strukturat e sigurisë që të mobilizohen në mënyrë që më 17 nëntor të ketë kushte për zgjedhje të lira edhe në veri, përderisa përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në jug, theksuan se janë duke u përgatitur që edhe balotazhi të shkoj pa probleme.
Situata e sigurisë në veri gjatë javës së fundit, sipas tij, ka qenë e qetë, por jo edhe e qëndrueshme.
Behxhet Bala përmendi shpërthimin që ka ndodhur javën e kaluar në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve.
“Si pasojë, janë shkaktuar shumë dëme materiale, por nuk ka pasur të lënduar. Kërkojmë nga organet përgjegjëse që sa më parë të zbardhin rastin”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












