Shkurt.ch
3/4 e zviceranëve pro reformës së pensioneve
72 për qind të zviceranëve, ose ¾ e tyre janë të mendimit se reformimi i sistemit të pensioneve është i domosdoshëm
Propozimet për reformimin e pensioneve që i ka bërë të njohura të premten ministri zviceran për punë sociale, Alain Berset, kanë bërë jehonë të madhe te zviceranët. Duket se me këto propozime, Berset ka pas vetes shumicën dërmuese të votuesve zviceranë.
Kështu, 72 për qind të zviceranëve, ose ¾ e tyre janë të mendimit se reformimi i sistemit të pensioneve është domosdoshëm. Kjo përqindje ka dalë nga një sondazh që ka bëë gazeta „SonntagsBlick“. Ndërsa po sipas këtij sondazhi, 65 për qind të të anketuarve janë shprehur në favor të të ardhurave më të mëdha.
Rtritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar do ta përshëndetnin 49 për qind, ndërsa 46% do të ishin kundër. 42% janë shprehur në favor të tatimit nacional të trashëgimisë ndërsa 51% e hedhin poshtë këtë tatim, që ka ardhure si propozim nga sindikatat. Një shumicë e ngushtë prej 51% është pro uljes së shkallës së konvertimit të sigurimeve profesionale ndërsa 41% është kundër.
Ndërsa rezultati më kurioz është ai se plot 75 për qind e të anketuarve janë shprehur në favor të ngritjes së moshës për pensionim të grave nga 64 sa është tash në 65 vjet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












