Shkurt.ch
Amsterdami, parajsë e biçikletave
Drejtorët shkojnë në punë me biçikletë, fëmijët shkojnë në shkollë me biçikletë, amviset bëjnë pazar me biçikletë...
Sipas një studimi të realizuar në Kopenhagë nga “Copenhagenize Index” në 150 qytete të botës, Amsterdami del të jetë qyteti më i përshtatshëm për lëvizjen me biçikleta. Mesatarisht 40% e transportit është siguruar për biçikleta, 60% në zonën në qendër të qytetit.
Amsterdami, i cili ka rrugë të gjera për biçikleta, është përshkruar si “parajsa e biçikletave”.
Në këtë qytet llogaritet të jetojnë 750 mijë banorë. Në Amsterdam, pothuaj të gjithë ngasin biçikletën, ngase llogaritet të jenë 750 mijë biçikleta në përdorim.
Të marrësh një patentë në Holandë kushton gati 1000 euro. Në autoshkolla, shoferët e rinj holandezë mësohen që kur të dalin nga vetura ta hapin derën me dorën e djathtë, kjo e detyron shoferin të rrotullojë majtas shpatullat dhe kokën dhe të shohë nëse po kalon ndonjë biçikletë.
Gjithashtu, çdo fëmijë holandez duhet të kalojë një provim të sigurisë rrugore të biçikletave në shkollë.
Bashkëjetesa e formave të ndryshme të transportit është e ndërthurur me kulturën holandeze. Çiklizmi nuk shihet thjesht si mënyrë për stërvitje apo argëtim, por si formë e mirëfilltë transporti. Drejtorët shkojnë në punë me biçikletë, fëmijët shkojnë në shkollë me biçikletë, amviset bëjnë pazar me biçikletë.
Çiklistët në Amsterdam i sheh të veshur me tesha të ndryshme, që nga xhinse deri te fustanet e mbrëmjes.
Indeksi i Kopenhagës ka gjetur më tepër përparim në disa qytete franceze sa i përket biçikletave, ndërsa Londra ka rrëshqitur 20 vende më poshtë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













