Jeta në Zvicër
OKB, ultimatum Gjermanisë për tezat raciste të Sarrazin-it
Sarrazin kishte folur me përçmim edhe për shqiptarët, duke i vendosur në kontekstin e “mbipopullimit të Gjermanisë nga të huajt e pacivilizuar”.
Komisioni kundër racizmit në kuadër të OKB-së ka gjetur se mosndjekja penale e ish politikanit Thilo Sarrazin për tezat e tij raciste të paraqitura publikisht paraqet shkelje të konventës së OKB-së për eliminimin e çdo forme të diskriminimit në bazë race.
Sarrazin, i cili ka qenë politikan i nivelit të lartë i SPD-së dhe ekspert financash që ka mbajtur edhe poste menaxheriale të larta në Deutsche Bank e Deutsche Bahn, disa vite më parë pati dalë në opinion me disa teza për “uljen e nivelit të inteligjencës të popullit të Gjermanisë si pasojë e numrit të madh të të huajve nga kulturat e largëta për Gjermaninë”, si turqit, arabët, ballkanasit etj.
Sarrazin kishte folur me përçmim edhe për shqiptarët, të cilët, sipas tij, kanë ndjekur serbët, dhe këtë e kishte vendosur në kontekstin e “mbipopullimit të Gjermanisë nga të huajt e pacivilizuar”.
Sipas komisionit të përmendur të OKB-së, Gjermania ka neglizhuar detyrimet e saj kundrejt bashkësisë ndërkombëtare kur tezat e Sarrazinit i ka toleruar si “shprehje të lira mendimesh”. Komisioni madje ka shkuar edhe një hap më tutje. Ai i ka dhënë Gjermanisë një afat prej 90 ditësh për të trajtuar këtë problematikë. “Nuk mjafton që racizmin ta shpallim ilegal në letër. Shteti është i detyruar që të mbrojë njerëzit nga ndërsimet raciste”, thuhet në qëndrimin e komisionit.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









