Lajme
Marrëveshje SHBA-Kosovë për zbulimin e armeve
U nënshkrua një memorandum mirëkuptimi në mes të MPB-së kosovare dhe ATF-së amerikane për zbulimin e armeve. Kosova me këtë rast bëhet pjesë e programit “eTrace”
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Kosovës kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi, me të cilën SHBA i mundëson institucioneve kosovare të sigurisë, qasje të lirë në sistemin elektronik “eTrace”, i cili përdoret për gjurmimin e armëve të paligjshme.
Ambasada Amerikane në Prishtinë e vlerëson lartë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë Amerikane të Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF).
“Jam krenare për rolin që luajti Ambasada Amerikane për të bërë bashkë përfaqësuesit e MPB-së dhe të ATF-së për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ambasadorja amerikane, Tracey Jacobson.
Nisma e eTrace është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar trafikimin me armë.
“eTrace” është modul elektronik i dorëzimit të armëve dhe i analizave kompjuterike, i cili është në dispozicion përmes lidhjes së sigurt të internetit.
“Sistemi eTrace mund të ndihmojë në fuqizimin e komunitetit kosovarë për zbatimin e ligjit duke ofruar informata të çmueshme për të ndaluar trafikimin e paligjshëm me armë. Qeveria Amerikane është krenare që mund t’ju bashkëngjitet në këto përpjekje dhe shpresojmë të dëgjojmë për sukseset tuaja”, tha Tracey Jacobson
Programi, siç thuhet në njoftim, mundëson gjurmimin e të dhënave për analizën e armëve të zjarrit, i cili mund të ndihmojë në identifikimin e mënyrës së trafikimit, si dhe profilizimin gjeografik të vatrave të nxehta kriminale dhe burimeve të mundshme të armëve të paligjshme.
Kosova është shteti i 35-të që nënshkruan marrëveshje zyrtare eTrace me ATF-në dhe është shteti i parë në Ballkan, i cili do të përdorë këtë program.
Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane, ATF-ja ia ofron Qeverisë së Kosovës këtë program pa pagesë. ATF është agjenci e Departamentit të Shtetit për zbatimin e ligjit, e përkushtuar për parandalimin e krimeve të dhunshme.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte edhe Sasa Rasiq, zëvendësministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, kurse memorandumi u nënshkrua nga drejtori për Siguri Publike, Driton Gashi.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











