Lajme
“Austrian Airlines” i mbyllet zyra në ANP
Inspektorët e Komunës së Lipjanit e kanë mbyllur zyrën e “Austrian Airlines” në Aeroport për shkak të borxhit prej 10 mijë eurosh. Prefekti Buja iu dërgon sinjal edhe borxhlinjve të tjera...
Komuna e Lipjanit e ka mbyllur zyrën e Aviokompanisë “Austrian Airlines” brenda Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për shkak se nuk ka paguar tatimin mbi pronë në vlerë 10 mijë euro. Me këtë vendim Komuna e Lipjanit, u dërgon sinjal edhe borxhlinjve të tjerë, se do ta aplikojnë të njëjtën masë edhe për ta.
Inspektorët e Kuvendit Komunal të Lipjanit, me urdhrin e kreut të saj Shukri Buja, i kanë vënë shiritat e kuq në hyrje të zyrës së “Austrian Airlines” brenda objektit të Aeroportit të Prishtinës, me mbishkrimin se është “mbyllur nga inspektorati komunal i Komunës së Lipjanit”.
Kryetari i Lipjanit ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”se kjo kompani tash dy vjet nuk ka paguar detyrimet tatimore ndaj Komunës së Lipjanit, dhe se tashmë në detyruar që t’ia ndërpresim punën kësaj kompanie në hapësirën e Aeroportit.
Ky i fundit edhe pse quhet Aeroporti i Prishtinës është ndërtuar në pronat e Komunës së Lipjanit dhe juridikisht bie nën përgjegjësinë e saj.
“Borxhi i saj është 10 mijë euro, edhe pse ne kemi nënshkruar kontratë dhe jemi marrë vesh që këto para të paguhen në katër këste, as kjo nuk është respektuar, prandaj jemi detyruar ta mbyllim”, ka thënë Buja.
Mirëpo siç raporton “Zëri”, “Belle Air” ka borxh prej 30 mijë euro ndaj kësaj komune dhe nuk i është mbyllur zyra nga zyrtarët komunal, ajo vazhdon të operojë pa problem. Sipas prefektit Buja, “Belle Air” i ka borxh Lipjanit 30 mijë euro borxh, 12 mijë euro i ka borxh “British Airways” , “Croatia Airlines” i ka 13 mijë euro, dhe “Malev” 30 mijë euro.
Sipas tij, të gjitha kompanive iu është dhënë afat 10 ditë që të bëjnë pagesat, në të kundërtën sipas tij, lënda do të shkojë në Gjykatë.
“Ne shumë shpejt do t’i padisim këto kompani në Gjykatë, pasi që nuk i kanë kryer obligime që i kanë. Me të gjitha kemi nënshkruar kontratë që t’i paguajnë në katër këste, mirëpo as këtë nuk e kanë respektuar dhe tani i kemi paralajmërimet e fundit ose me ta do të merret gjykata”, ka thënë Buja.
Mirëpo, sipas tij, jo vetëm këto kompani por edhe të tjerat pavarësisht asaj se a largohen nga Aeroporti apo jo deri në momentin e operimit e kanë për obligim që t’i paguajnë taksat dhe obligimet komunale që i kanë.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













