Lajme
QKUK me shërbim të Radioterapisë
Shërbimi i Radioterapisë tash e tutje do t’u ofrojë shërbime të gjithë qytetarët të Kosovës për të gjitha llojet e rrezatimeve
Pacientët kosovarë që vuajnë nga llojet e ndryshme të tumoreve nuk do të kenë nevojë të trajtohen më, nëpër qendrat e ndryshme të rajonit. Kjo për faktin se nga dita e sotit, Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është lëshuar në punë, Shërbimi i Radioterapisë, duke funksionalizuar kështu Institutin e Onkologjisë.
Ky shërbim radioterapeutik tash e tutje do t’u ofrojë shërbime të gjithë qytetarët të Kosovës për të gjitha llojet e rrezatimeve.
Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani tha se pas 13 vjetëve, po arrihet të lëshohet në punë ky shërbim i rëndësishëm, i cili kompleton në tërësi shërbimet në Institutin e Onkologjisë. Sipas tij, kjo po bëhet falë punës dhe angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë, QKUK-së dhe punëtorëve shëndetësorë.
“Jam optimist se do të ngrisim cilësinë dhe do ta lehtësojmë trajtimin e pacientëve tanë, jemi të përkushtuar dhe po punojmë vazhdimisht që këto shërbime të jenë të përditshme dhe pacientët mos të referohen jashtë vendi”, deklaroi ministri Agani.
Ai tha se Ministria e Shëndetësisë, përmes konkursit publik, ka pranuar në punë specialistë të rinj të onkologjisë në mënyrë që Instituti Onkologjik, të kompletohet në tërësi me staf. Agani bëri të ditur, se së shpejti pritet të lëshohet në punë edhe Shërbimi i Kardiokirurgjisë.
Ndërsa Behxhet Osmani, ushtrues detyre i drejtorit të Institutit të Onkologjisë, tha se stafi i Institutit është i përgatitur për trajtim të rasteve kurative.
“Deri tani kemi 4 pacientë, presim edhe pacientë të tjerë, përderisa puna do të organizohet në dy ndërrime, rastet do të trajtohen çdo ditë dhe nuk do të ketë nevojë për referim të tyre jashtë vendi”, tha ai.
Në anën tjetër, readioterapeutja Sonja Blakaj, tha se stafi i shërbimit të radioterapisë është i përgatitur t’i ofrojë këto shërbime dhe aparatura është e përgatitur. “Disa herë janë bërë matje të objektit dhe nuk ka rrezatim të lartë, pritet të sigurohet së shpejti edhe aparatura që do bëjë matjen ditore të rrezatimit”, tha Blakaj.
Gjatë ditës së sotme, radioterapia kurative është kryer tek një paciente, përderisa gjatë ditëve në vijim do të vazhdohet me radioterapi për rastet tjera.
Ndryshe, gjatë viteve të kaluara pacientët kosovarë që kanë vuajtur nga tumoret e ndryshëm, iu kanë nënshtruar rrezatimeve nëpër qendrat e ndryshme spitalore të rajonit, Shkup, Tiranë, Beograd, Stamboll dhe në vendet tjera rajonale. Trajtimi ka qenë shumë i shtrenjtë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











