Lajme
Krasniqi i pakënaqur me PDK, del “disident”
Ikja e Jakup Krasniqi dhe disa zyrtarëve të tjerë nga PDK, sipas analistëve politikë e dobëson relativisht shumë partinë e kryeministrit Hashim Thaçi
Kuvendi i fundit zgjedhor i partisë më të madhe parlamentare (PDK) ka nxjerr në sipërfaqe një “mal” pakënaqësish. I pari “disident” i partisë së kryeministri Hashim Thaçi, ka dalë ish-sekretari i partisë, Jakup Krasniqi, i cili sërish u deklarua kundër zgjedhjeve në PDK.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi nëpërmjet një letre drejtuar opinionit tha se në PDK nuk kishte zgjedhje, por kishte emërime nga shefi. Prandaj ai tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e një strukture ku dominon logjika e autokratit, dhe ku nuk ka bazë demokracia e të zgjedhurit.
“Zgjedhjet e zhvilluara kohë më parë në PDK, në asnjë nivel nuk qenë të rregullta, përfshirë këtu edhe Kongresin Zgjedhor të saj. Rrjedhimisht kësaj, unë nuk e njoh as “produktin” e këtij procesi “zgjedhor” finalizuar nga një konventë jolegjitime”, ka thënë kryeparlamentari.
Ai thotë se është i vetëdijshëm, se partia PDK është uzurpuar padrejtësisht dhe për interesa krejt personale e klanore dhe jashtë çdo procedure demokratike.
“Edhe kryesia e emëruar e PDK-së nuk është legjitime, rrjedhimisht as anëtarët e saj të emëruar në një takim formal, ku u ftuan anëtarët e një Këshilli Drejtues, po ashtu të dalë nga një votim i dyshimtë, numëruar e radhitur sipas preferencave për tre ditë, pas një votimi të mbajtur nën siglën e Konventës së PDK-së”, ka shkruar më tutje Krasniqi.
Këto deklarata të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, konsiderohet me rrezik për stabilitetin e partisë më të madhe parlamentare. Kjo për faktin se bashkë me Krasniqin, në krahun e disidencës kanë dalë edhe ish ministri, Fatmir Limaj, prefekti i Gjilanit, Qemajl Mustafa, deputeti Hydajet Hyseni, nënkryetari Rrustem Mustaf, etj.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












