Lajme
Kosova më e varfra në Evropë, e nënta në botë
Në Raportin e “Business Insider” Kosova radhitet në vendin e parë për nga varfëria në Evropë, ndërsa ndër 10 vendet më të varfra të botës
Raporti i fundit i publikuar nga Uebfaqja amerikane për biznes dhe teknologji “Business Insider” lidhur me varfërinë në botë, e ka nxjerr Kosovën vendin më të varfër në Evropë, ndërsa e ka radhitur në mesin e
dhjetë vendeve më të varfra të botës.
Sa i përket renditjes në botë, Afganistani mbetet shumë më i pasur se sa Kosova, ndërsa e fundit për nga varfëria mbetet Zimbabve me numrin më të madh të papunëve.
Në Raportin e “Business Insider” përfshihen 197 vende që nga Afganistani në Zimbabve, për hartimin e Indeksit të varfërisë për vitin 2013.
Kosova është renditur e nënta, me indeksin e varfërisë 50.6 ndërsa papunësinë 45.3%. Raporti thotë se remitencat në Kosovë vijnë kryesisht nga Zvicra, Gjermania dhe vendet nordike, e që llogaritet të
jetë për 18 për qind të GDP-së.
Rezultatet sipas këtij raporti bazohen në të dhënat nga CIA World Factbook, e cila llogarit shifrat e vendeve dhe territoreve që nuk kanë agjenci të besueshme lokale të raportimit. CIA World Factbook për herë të fundit është përditësuar më 11 shkurt, 2013, raportojnë mediet në Kosovë.
“Business Insider” pasqyron 25 vendet që radhitën në majën e varfërisë. Mali është në vendin e 25 me indeksin e varfërisë 36.5, ndërsa inflacioni është 6.5%, kurse papunësia 30%.
Më pas vijnë Mauritania në vendin e 24, Irani në vendin e 23, Maldivet 22, Rripi i Gazës 21, Bosnja dhe Hercegovina 20, Jemeni 19, Haiti 18, Svazilandi 17, Afganistani 16, Ishujt Marshall 15, Senegali 14, Kenia
13, Lesoto 12 dhe Sudani 11.
Në dhjetëshen e fundit ku varfëria është dukshëm e rëndë, radhitet Siria në vendin e 10, Kosova në vendin e 9, Nepali 8, Namibia 7, Xhibuti 6, Turkmenistani 5, Bjellorusia 4, Burkina Faso 3, Liberia 2 dhe e fundit mbetet Zimbabve me indeksin e varfërisë 103.3, Inflacioni 8.3 për qind dhe papunësia 95 për qind.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












