Lajme
Kosova prezanton forcat elite të mbrojtjes
Njësitet elite të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, zhvilluan paradën ushtarake me armë dhe mjete të motorizuara. Kjo u pa me emision nga qytetarët
Republika e Kosovës po e ndjek politikën e fqinjësisë së mirë dhe si shtet demokratik respekton sovranitetin dhe integritetin e të gjitha shteteve të tjera në rajon. Kështu deklaroi presidentja, Atfiete Jahjaga në paradën ushtarake e cila shënoi 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Këto komente ajo i bëri gjatë paradës së Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) por edhe të Policisë së Kosovës. Të dy këto struktura të sigurisë, për të parën herë, që nga shpallja e pavarësisë, ekspozuan para presidentes, si komandante supreme e forcave mbrojtëse, makinerinë dhe arsenalin mbrojtës.
Parakalimi i eshalonëve të FSK-së, por edhe të njësiteve të tjera emergjente të Policisë së Kosovës, u zhvillua në Sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa paradën e ndoqën të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, presidentë rajonalë, por edhe diplomatë ndërkombëtarë të kredituar në Kosovë e rajon.
“Republika e Kosovës, kapacitetet e veta në fushën e rendit dhe të sigurisë, i ka përherë në funksion rendit dhe të sundimit të ligjit, duke respektuar normat dhe standardet më të larta në fushën e mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive te Njeriut”, tha fillimisht presidentja Jahjaga.
Këto kapacitete, sipas saj, janë të ndërlidhura me NATO-n, me strukturat e sigurisë evropiane dhe ndërkombëtare, duke qenë pjesë dhe duke kontribuar në ndërtimin e arkitekturës globale të sigurisë.
“Në këtë mision të avancimit të strukturave tona të sigurisë dhe realizimit të rendit dhe ligjit, ne kemi përkrahjen e fuqishme të KFOR-it dhe EULEX-it, misione ndërkombëtare që i kemi ftuar në vendin tonë, të cilat i falënderojmë për përkushtimin ndaj Kosovës dhe ndihmën e tyre të pakursyer për ta siguruar paqen në shtetin tonë të ri”, tha presidentja.
Forca e Sigurisë së Kosovës, me përkushtimin dhe me ndjenjën e përgjegjësisë së lartë, me punën e palodhshme, me trajnimin dhe me aftësimin sipas standardeve më të larta të NATO-s, siç tha ajo, është një nga institucionet më të respektuara të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës, ndërkaq sipas Jahjagës, është e aftësuar dhe e trajnuar sipas standardeve më të larta evropiane dhe si e tillë po jep kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike, në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, duke zbatuar në mënyrë të paanshme ligjin.
“Parakalimi Juaj sot e nderon punën tuaj, profesionalizmin dhe besimin tuaj të jeni në shërbim të shtetit, të jeni në shërbim të të gjithë qytetarëve. Përkushtimi në punën tuaj ju lartëson dhe ju dallon. Familjarët tuaj janë krenarë për shërbimin Tuaj. Shteti, Republika e Kosovës e vlerëson angazhimin Tuaj”, tha ajo.
Edhe kryeministri Hashim Thaçi foli tha se Republika e Kosovës është në rrugë drejt anëtarësimit evropian, ndërsa si rikapitulim tha se për pesë vjet të arriturat e Kosovës janë të prekshme.
“Liria dhe pavarësia ka qenë ëndërr për të cilën është sakrifikuar me shekuj të tërë. Për këtë të arritur madhështore lëvdata kanë edhe qytetarët e Kosovës. Falënderimi i madh shkon te qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie dhe fetare. Shprehim respektimin më të madh për të gjithë dëshmorët e rënë për të gjithë luftëtarët që luftuan për këtë liri”, ka deklaruar Thaçi.
Ndryshe, parakalimin e FSK-së dhe PK-së e kanë përcjell mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kishin ardhur në Prishtinë nga të gjitha qendrat e Kosovës. Secili qytetarë u ndje i emocionuar kur i pa njësitet e motorizuar dhe moderne të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Në kryeqytet po mbizotëron ditë festë e vërtetë. Nëpër kafenetë dhe restorantet e Prishtinë është vështirë të gjendet vend, ndërsa muzika popullore dominon gjithandej Kosovës.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









