Lajme
Me korrupsion dhe migrim ilegal, s’ka heqje vizash
Përfaqësuesit e KE-së ua kanë bërë me dije lidershipit në Prishtinë, se me korrupsion dhe me migrim ilegal, nuk ka liberalizim të vizave në BE
Një delegacion i Komisionit Evropian ua ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë raportin rreth vlerësimit të punës së institucioneve në përmbushjen kritereve për liberalizim të vizave. Në raport shënohen disa përparime, por evidentohen një varg ngecjesh që e largojnë Kosovën nga rruga e integrimit.
Sipas përfaqësuesve të KE-së, mungesa e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, është pengesa kryesore që e stopon Kosovën nga procesi i liberalizimit të vizave.
Drejtori i përgjithshëm i punëve të brendshme të Komisionit Evropian, Stefano Manservisi tha se raporti është bazuar në analizat e përditshme në Kosovë.
“Ne prezantuam atë që është e nevojshme dhe e mundur duke u bazuar në analizat tona. Në një numër të madh rekomandimesh, diku 70 sosh. Kjo tregon se ende mbetet shumë punë për t’u bërë”, ka thënë ai.
Përveç korrupsionit në raportin e Komisionit Evropian përmendet edhe migrimi ilegal, reformat në drejtësi dhe çështje tjera që ndërlidhen edhe me legjislacionin, që pengojnë procesin e liberalizimit të vizave.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi vazhdon ta sheh gotën gjysmë të mbushur.
Ai u zotua se Qeveria e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur, që t’i plotësojnë kriteret në mënyrë që edhe kosovarët të lëvizin lirshëm dhe pa viza brenda nëpër Evropë.
“Në Kosovë të gjithë jemi unik sa i përket të ardhmes sonë euroatlantike, të ardhmes sonë evropiane. Unë ju siguroj që të gjitha kapacitetet tona do të jenë në shërbim të kësaj agjende. E kemi obligim dhe detyrim para qytetarëve tanë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbatojmë këto kritere edhe ato në përpikëri”, ka thënë kryeministri.
Komisioni Evropian i ka dorëzuar Kosovës udhërrëfyesin për vizat më 14 qershor të vitit 2012. Në këtë udhërrëfyes janë shkruar, veç e veç, të gjitha obligimet që Kosova duhet t’i përmbushë para se të fitoj mundësinë për të lëvizur në zonën Shengen.
Ndryshe, të martën në Prishtinë ka qëndruar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Ulrike Lunaçek. Edhe kjo e undit ka tërhequr të njëjtin shqetësim, mungesën e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Një çështje tjetër që është tejet me rëndësi në vendin tuaj edhe në tjerat vende por sidomos në vendin tuaj është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
“Autoritetet kosovare duhet të bëjnë më shumë në këtë fushë dhe të punoj për avancimin e ekonomisë, sidomos punësimin e të rinjve, në mënyrë që të këtë më shumë investime dhe qytetarët duhet ta kenë të qartë se korrupsioni nuk është pjesë e lojës”, ka thënë Lunaçek
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










