Lajme
Daniel Ruch: Llogaritni në ndihmën e Zvicrës
Ambasadori Ruch qëndroi në Luginën e Preshevës. Ai tha se ky regjion duhet të llogarisë në ndihmën e Qeverisë së Zvicrës
Ambasadori i Zvicrës në Beograd, Jean-Daniel Ruch ka qëndruar gjatë kësaj jave në Luginën e Preshevës, ndërsa iu ka premtuar lidershipit të këtyre komunave, se shteti helvetik do të vazhdojë ta ndihmoj zhvillimin e këtij rajoni, të banuar kryesisht me shqiptarë.
Ambasadori Ruch fillimisht qëndroi në Bujanoc ku u takua me prefektin e këtij qyteti, Nagip Arifin. Ai tha se ky regjion duhet të llogarisë në ndihmën e Qeverisë së Zvicrës.
“Ndërmjet Zvicrës dhe Buajnocit është një lidhje ekonomike dhe familjare. Kemi rreth 11 mijë qytetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Ata kontribuojnë ne prosperitetin e Zvicrës, por gjithashtu edhe zhvillimin e këtij regjioni, i cili duhet po ashtu të llogarisë në ndihmën e Zvicrës”, tha ambasadori Daniel Ruch.
Ai po ashtu tha se në takim me kryetarin Arifi kanë biseduar edhe për mënyrën e zhvillimit ekonomik pasi që ai është më se i nevojshëm në këtë rajon dhe se ndikon në stabilitetin politik.
“Bashkë me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian ne po ndihmojmë që të zhvillohet ky regjion. Vetëm këtë vit në kuadër të programit “Progres”, Zvicra ka investuar 2.7 milionë franga zvicerane”, u shpreh Ruch, raportojnë mediet rajonale nga Lugina e Preshevës.
Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi tha se Zvicra edhe matej do të përkrah programin PBILD dhe Progres.
“Ne sot do të kemi një takim me përfaqësuesit e PBILD-it në të cilin merr pjesë edhe Zvicra dhe ka për qëllim punësimin e 40 punëtorëve të regjistruar në Entin për punësim në Bujanoc”, tha në prononcimin e tij për media kryetari Nagip Arifi.
Në kuadër të vizitës në Luginën e Preshevës, ambasadori Daniel Ruch vizito edhe Komunën e Preshevës si dhe u takua me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi.
Ky i fundit e njoftoi diplomatin zviceran për situatën aktuale të tensionuar në Luginë të Preshevës pas largimit të dhunshëm të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë dhe ndërtimit provokues të qendrës memoriale të xhandarmerisë serbe në Lluçan të Bujanocit.
Po ashtu Halimi e njoftoi diplomatin zviceran për kushtet e rënda ekonomike dhe sociale me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Edhe në këtë takim ambasadori Daniel Ruch tha se Berna zyrtare e ka në agjendë vazhdimin e ndihmës për Luginën e Preshevës.
Ndryshe, Kjo ishte vizita e parë në Luginën e Preshevës, e një ambasadori zviceran të akredituar në Beograd.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









