Lajme
Për veriun folën edhe presidentët!
Baronesha Catherine Ashton ka konfirmuar se në takimin ndërmjet Jahjagës dhe Nikoliqit është trajtuar çështja e veriut të Kosovës. Ajo tha javët e ardhshme janë kritike
Takimi i shumëpërfolur ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje dhe pa ndonjë rezultat konkret. Ashtu siç ishte planifikuar takimi ishte simbolik, në cilën gjatë gjithë kohës është
debatuar çështja e veriut të Kosovës.
Pavarësisht deklaratës së presidentes Jahjaga se veriu kurrë nuk do të jetë temë debati, ishte ndërmjetësja e BE-së, baronesha Catherine Ashton e cila tha se gjatë këtij takimi ka dominuar çështja e veriuttë Kosovës.
Nëpërmjet një deklarate për medie, baronesha Ashton ka bërë të ditur se në takim është trajtuar çështja e veriut të Kosovës, ndërsa ka theksuar se “javët e ardhshme do të jenë kritike”.
“Ne tani jemi duke trajtuar çështjen e veriut, ku javët në vazhdim do të jenë kritike. Që të dy presidentët Nikoliq dhe Jahjaga më premtuan mbështetje të vazhdueshme lidhur me dialogun dhe agjendat e tyre përkatëse nëpër Evropë”, ka thënë Ashton.
Takimi është mbajtur pa praninë e medieve, ndërkaq dy presidentet kanë deklaruar për mediet e Prishtinës, respektivisht të Beogradit, për përshtypjet e tyre në takim.
Në një intervistë për RTK-në, presidentja kosovare tha se takimi është zhvilluar në atmosferë konstruktive, ndërsa ka pohuar se janë marrë vesh që të ketë takime tjera.
“Në këtë takim i dhamë përkrahje vazhdimit të mëtejmë të dialogut, që është në funksion të jetës më të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve dhe në funksion të një stabiliteti më të qëndrueshëm. Takimi është i rëndësishëm sepse ishte takim ndërmjet personaliteteve më të larta të të dyja vendeve”, ka thënë Jahjaga.
“Fqinjësia e mirë dhe raportet korrekte ndërfqinjësore i kontribuon rrugës për në BE. Edhe ky takim shpreh pikërisht këtë rrugë”, ka thënë ajo, duke mohuar kategorikisht se në takim është diskutuar çështja e veriut. Madje ajo këmbëngulë se veriu nuk ekziston si temë.
“Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston çështja veri”, ka deklaruar presidentja kosovare e cila është demantuar menjëherë nga baronesha Ashton.
“Sikurse të gjitha shtetet që janë të pavarura dhe çështjet e brendshme nuk i diskutojnë me të tjerët, edhe ne nuk do të diskutojmë për këtë çështje me të tjerët. E vetmja zgjidhje për atë pjesë, janë ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës”, ka thënë ajo.
Ndërsa homologu i saj serb, Nikoliq, duke folur për takimin, gjatë një paraqitje para gazetarëve është shprehur i pakënaqur me takimin. Siç ka transmetuar B92, Nikoliq tha se gjatë takimit Jahjaga disa herë e ka përmendur pavarësinë e Kosovës.
“I kam thënë se po që se këmbëngulë se Kosova është shtet i pavarur, dialogu nuk mund të lëvizë në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët, e cila do të mundësonte jetë më të mirë dhe anëtarësim në BE”, i ka thënë Nikolliq televizionit serb B92 në Bruksel.
Ai ka shtuar se nga rrëfimet e librave për të drejtat e njeriut dhe për jetë më të mirë në anëtarësim në BE, Jahjaga ka insistuar se dy shtetet duhet të bashkëpunojnë sa më mirë dhe të harrojnë konfliktet e së kaluarës.
“Takimi si njoftim ka qenë i dobishëm, por nëse nuk gjejmë tema të përbashkëta, ndaj të cilave do të kemi qëndrime të ngjashme, nuk shoh arsye për takime tjera”, u shpreh Nikoliq, sipas të cilit “dëshira e Serbisë është paqja në Ballkan”.
Sipas tij, pa Serbinë nuk ka Kosovë të pavarur dhe as vend të Kosovës në OKB. “Gjëja e fundit në jetën time do të ishte që Kosova të niset rrugës së pavarësisë”, ka thënë presidenti serb.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













