Lajme
Shëndetësia në Kosovë, një horror i vërtetë
Një shikim në listën e çmimeve të jep të kuptosh se medikamentet këtu kushtojnë afërsisht aq sa edhe në Gjermani
Dr. Igballe Malushaj punon prej 30 vitesh si mjeke e mjekësisë së përgjithshme në Prishtinë. Ajo, në një bisede me Max Brym flet për punën e saj si mjeke dhe si udhëheqëse e forumit të grave në sindikatën e atjeshme të shëndetësisë. Sipas zonjës Malushaj, përkujdesja mjekësore në Kosovë është krejtësisht e shkatërruar. Në të vërtetë në Kosovë nuk ka kurrfarë sigurimi shëndetësor. Secila vizitë te mjeku nënkupton shpenzime dhe çdo medikament kushton para. Qëndrimi në spital publik, sipas saj është një tmerr. Zonja Malushaj thotë se në klinikat publike nuk ka pothuaj kurrfarë barnash. Ato duhet të porositen dhe të paguhen (nga pacienti).
Një shikim në listën e çmimeve të jep të kuptosh se medikamentet këtu kushtojnë afërsisht aq sa edhe në Gjermani, shkruan Kosova-aktuell.de.
Mjekja na tregon më tutje për një rast në të cilin një vajzë që vuante nga një sëmundje relativisht e parrezikshme mundi të shpëtonte nga vdekja vetëm pasi që familjarët e saj brenda 15 minutave siguruan 500 euro.
Një infuzion në klinikë kushton mesatarisht 100 euro. Veçanërisht pamëshirshëm veprohet me të sëmurët nga kanceri. Shpenzimet e domosdoshme të terapisë arrijnë shuma deri në 10 mijë euro. Një ditë normale në spital, pacientit i kushton 10 euro.
Spitalit publik në Prishtinë i mungojnë të gjitha aparaturat e mundshme. Kirurgët në këtë spital konsiderohen artistë të vërtetë, mjekëve u duhet vazhdimisht të improvizojnë. Orari i punës i tyre ashtu si dhe i personelit mjekësor ndihmës është jashtëzakonisht fleksibël.
Në anën tjetër në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën lindin gjithnjë më shumë klinika private. Atje, pajisjet mjekësore teknike janë në nivelin e Evropës qendrore. Ka edhe mjekë që punojnë paralelisht, në spitalin publik dhe në klinikat private. Në këto të fundit mund të kenë qasje vetëm rreth 6 % e popullatës, përqindje kjo e njerëzve që jetojnë në një bollëk që e tregojnë hapur. Veç kësaj, në Prishtinë ekziston edhe një klientelë ndërkombëtare. Diplomati ose polici i EULEX-it mund t`ia lejojë vetes trajtimin mjekësor në klinikat private.
Një mjek që banon në fshat pothuaj nuk mund të mbijetojë. Janë të paktë ata pacientë që mund të paguajnë shumën minimale prej 10 eurosh për kontroll mjekësor.
Në Kosovë ekzistojnë dy lloj pensionesh; pensionisti mund të fitojë 50 ose 100 euro. Sipas të dhënave të Bankës Botërore 20 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri absolute, me më pak se nga një euro në ditë. Afër 36% jetojnë në varfëri, me më pak se nga 2 euro në ditë. Vizitat te mjeku ose qëndrimin në spital mund t`i realizojnë vetëm në saje të solidaritetit familjar dhe parave që vijnë nga emigracioni.
Për dr. Malushaj, një gjendje e tillë po bëhet e papranueshme. Prandaj ajo, si mjeke dhe si sindikaliste kërkon një sistem shëndetësor absolutisht pa pagesë, një përkujdesje për të gjithë. Pastaj, duke qenë se buxheti i Kosovës për sistemin shëndetësor jep vetëm 8%, sipas zonjës Malushaj dhe kolegëve të saj nga BSPK, duhet një rritje e madhe e kësaj shume. Ata kërkojnë një ndalim të menjëhershëm të privatizimit të shëndetësisë dhe ngritje të ndjeshme të pagave të mjekëve dhe personelit mjekësor.
Aktualisht një mjek në spitalin publik fito 487 euro në muaj. Personeli ndihmës paguhet mesatarisht 320 euro. Kur përmenden këto paga duhet pasur parasysh se çmimet e artikujve dhe shërbimeve për mbulimin e nevojave të përditshme në Kosovë janë të krahasueshme me ato në Gjermani.
Së shpejti në Prishtinë do të mbahet një konferencë e përbashkët e sindikatave të vendit me sindikalistë përparimtarë nga Zvicra dhe Gjermania. Dr. Malushaj kritikon sindikatën kosovare për pasivitet. Kosova, sipas saj, ka nevoje për sindikata më luftarake, përfundon shkrimi në Kosova-aktuell.de.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













