Sport

Mesfushori Eros Grezda, afër kalimit te Glasgow Rangers

Për Grezdën, Glasgow është pajtuar me Osijekun të paguajë 2 milionë funte

Eros Grezda pritet të bëjë një hap të madh në karrierë. Mesfushori shqiptar mund t’i bashkohet gjigantit skocez, Glasgow Rangers.

Grezda, që sezonin e fundit ishte pjesë e Osijekut, te Rangers do të jetë nën direktivat e legjendës së futbollit anglez, Steven Gerrard. 23-vjeçari nuk ka luajtur këtë edicion me Osijekun për shkak të një lëndimi.

Për Grezdën, Glasgow është pajtuar me Osijekun të paguajë 2 milionë funte. Mesfushori pritet të bëhet blerja e 13-të e Gerrardit në këtë verë.