Lajme
Pakistani njeh Republikën e Kosovës
”Ne kemi marr sot konfirmimin zyrtar të njohjes nga Pakistani, dhe jemi ne pritje të njohje verbale e cila pritet të vijë”, tha zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami
Njëri nga shtetet më të mëdha islamike në botë, Republika e Pakistanit ka konfirmuar njohjen e Republikës së Kosovës shtet të pavarur, duke e ngritur në 99, numrin e shteteve që njohin realitetin e ri në Evropë. Këtë njohje e kanë konfirmuar zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, të cilët thonë se janë në pritje të notës verbale.
Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami ka thënë se Pakistani e ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së vendit. ”Ne kemi marr sot konfirmimin zyrtar të njohjes nga Pakistani, dhe jemi ne pritje të njohje verbale e cila pritet të vijë në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka thënë Behrami, raporton RTK.
Sipas MPJ-së, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në Xhibuti, ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me ministren e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar, nga i cili ka kërkuar njohjen e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, ministri Hoxhaj, siç thuhet, kishte marrë premtimin se Pakistani shumë shpejt do ta njoh Kosovën e pavarur.
Republika e Pakistanit ka rreth 160 milionë banorë , ndërsa është njëri nga shtetet më të mëdha islamike. Kjo njohje ka një rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës, për shkak të ndikimit që ka ky shtet tek vendet tjera islamike. Kjo është njohja e 99-të e Kosovës nga shtetet që janë anëtare të OKB-së.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













