Sport

Rashica debuton me fitore në Gjermani

Ylli kosovar, Milot Rashica ka debutuar me fitore në Bundesligë.

Skuadra e re e tij, Werder Bremen fitoi si mysafire e Schalke 04, 1:2. Rashica luajti për 56 minuta, deri kur u zëvendësua nga Johannsson, shkruan Albinfo.ch. Ai kompletoi kalimin në Gjermani pak ditë më parë, duke u larguar nga holandezët e Vitesses. Lidhur me këtë kalim kanë shkruar me të madhe mediet evropiane dhe në veçanti ato në gjuhën gjermane.