Sport
Pse Wembley ka shumë rëndësi për Xhakën
Granit Xhaka jeton në Londër dhe zemra e tij shtrihet krahas stadiumit Wembley.
25-vjeçari është pjesë e Arsenalit prej sezonit të shkuar, ndërsa ka fituar në Wembley trofeun e Kupës FA.
Por Wembley është edhe më i veçantë për Xhakën sepse aty ai debutoi me Zvicrën ndaj Anglisë në barazimin 2 me 2.
Tani një paraqitje në finale në Wembley, Xhaka mund ta sigurojë të mërkurën nëse ekipi i tij Arsenali fiton ndaj Chelseat në gjysmëfinalen e dytë të Kupës Carabao, transmeton Albinfo.ch.
“Është gjithmonë speciale të luash aty”, ka thënë ai, shkruan “Evening Standard”. “E kam luajtur ndeshjen time të parë për Zvicrën. Në vitin tim të parë fituam Kupën FA aty. Nuk mund ta bëjmë këtë sezon sërish, por tani synojmë të fitojmë dy garat tjera që jemi. Luajtëm mirë ndaj Chelseat në ndeshjen e parë dhe kemi shans të madh të fitojmë ndeshjen e kthimit e të arrijmë në Wembley. Sigurisht, kupat janë mënyra më e shpejtë për të fituar trofe”.
Ndeshja e parë gjysmëfinale në Stamford Brige u mbyll baras pa gola.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











