Kultura
Elina Duni me disa koncerte në Zvicër
Ajo do të mbajë koncerte në Itali, Zvicër dhe Francë
Këngëtarja shqiptare, Elina Duni, do të mbajë disa koncerte në Zvicër, por edhe disa të tjerë. Ajo ka njoftuar edhe për vendet ku do të perfomojë dhe datat, shkruan albinfo.ch.
“Disa solo koncerte për të na mbajtur ngrohtë deri në fund të janarit”, ka shkruar Duni në rrjetet sociale.
Koncertin e parë do ta mbajë në Romë të Italisë më 19 janar, për të vazhduar një ditë më pas në Turgi të Zvicrës, pastaj më 26 janar në Wettingen të Zvicrës, më 28 janar në Cyrih të Zvicrës, për të vazhduar më pas në muajin shkurt në Francë, kurse në mars dhe në prill, sërish do të performojë në Zvicër.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë, për të dëgjuar zërin e saj të mrekullueshëm nga afër.
Elina Duni ka lindur në Tiranë, derisa më pas është shpërngulur në Zvicër, ku ka mahnitur me zërin e saj.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










