CH-Ballkani
Prapaskenat e natës dramatike për Specialen, Thaçi zotoi mbi 500 mijë euro për imazhin e tij
Presidenca kosovare thuhet se ka përzgjedhur një kompani lobuese të udhëhequr nga Brian Ballard, i cili shquhet si një prej njerëzve më të afërt të presidentit amerikan, Donald Trump për rregullimin e imazhit pas vendimit për Specialen
Mbi gjysmë milionë euro të buxhetit të Kosovës ishin planifikuar të shpenzohen për imazhin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që Kuvendi ta shfuqizonte ligjin për Gjykatën Speciale. Presidenca kosovare thuhet se ka përzgjedhur një kompani lobuese të udhëhequr nga Brian Ballard, i cili shquhet si një prej njerëzve më të afërt të presidentit amerikan, Donald Trump për rregullimin e imazhit pas vendimit për Specialen.
Siç raportin Insjaderi, Zyra e Presidentit Thaçi kishte bërë një lëvizje tjetër natën e 22 dhjetorit, kur tre liderët shtetëror. Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, tentuan ta shfuqizojnë marrëveshjen për themelimin e Gjykatës Speciale. Por, kjo iniciativë e deputetëve e mbështetur edhe nga liderët, u tërhoq pas kundërshtimit të fuqishëm të ambasadorit amerikan Greg Delawie dhe atij britanik Ruari O’Connell.
Por, një njoftim i Zyrës së Presidentit në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik tregon se më 22 dhjetor kishte ndodhur edhe një zhvillim tjetër i rëndësishëm që ndërlidhet me imazhin e presidentit Hashim Thaçi. Njoftimi tregon se atë ditë mbi gjysmë milionë euro të taksave të qytetarëve janë bërë gati për t’u shpenzuar për ta përmirësuar imazhin e presidentit Thaçi, i cili dyshohet se do të jetë i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Presidenca kishte shpallur fitues me 22 dhjetor kompaninë “Ballard Partners”, të udhëhequr nga Brian Ballard, një lobues i afërt me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas njoftimit të Presidencës, kontrata mes shtetit të Kosovës dhe kompanisë së Brian Ballard peshon 517 mijë e 198 euro.
“Kompania obligohet që të ofrojë shërbime të konsulencës për Zyrën e Presidentit të Kosovës. Njoftimi për Dhënie të Kontratës tregon se kontrata mes palëve parashihet të nënshkruhet më 15 janar. Po ashtu, ky dokument tregon se kjo kompani është shpallur fituese e tenderit më 22 dhjetor të vitit 2017. Dokumenti tregon që nuk ka pasur tender të hapur për angazhimin e lobistëve. Kompania e Ballard ka qenë i vetmi konkurrent, nëpërmjet procedurës së negociuar/të mbyllur”, shkruan insjaderi.
Por, cili është profili i kompanisë “Ballard Partners”?
Kompania ka bazën në Florida dhe presidenti i saj është një prej njerëzve më të afërt të presidentit Donald Trump. Brian Ballard është një prej mbledhëseve kryesor të fondeve për fushatën presidenciale të Trump. Pas fitores së Trump, kompania ka hapur zyre edhe në Uashington dhe ka shënuar suksese në nënshkrimin e kontratave të lobimit me subjekte që dëshirojnë të afrohen me administratën e Trump.
Po ashtu, Ballard njihet si njeriu që ka mbledhur më së shumti para për të organizuar ceremoninë inaugurues të presidentit Donald Trump.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











