Rita Ora në lidhje me Drake

Sipas «The Sun», e cila bazohet në burime të afërta, Rita, këngëtarja kosovare, është në romansë me këngëtarin kanadez, Drak

Duke qenë në turne në Britani të Madhe, Drake dhe këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, i janë nënshtruar sharmit të njëri-tjetrit.

Raperi nga Kanada, Drake, i cili ka arritur në Angli më 12 prill, e ka angazhuar këngëtaren që ajo ta ndjekë në koncertet e tij të ndryshme.

Të dy artistët veçse kanë punuar së bashku disa herë, mirëpo, sipas gazetës «The Sun», duket se lidhja e tyre profesionale është shndërruar në një romansë.

«Rita dhe Drake ka kohë që janë miq, mirëpo gjërat duken të jenë më serioze që nga një javë. Ata nuk janë larguar nga njëri-tjetri prapa skenës. Ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe as që tentonin ta fshehin këtë fakt», ka thënë një burim i afërt i të përditshmes britanike.

Video Provided by DatPiff.com