Kultura
Ermonela Jaho, “Ylli i padiskutueshëm i mbrëmjes” në Operën Bavareze
"Gratë te ne janë të drejtpërdrejta, kategorike, ndonjëherë edhe të pakompromis. Asgjë nuk u është dhuruar atyre. Dhe, fundja, jo rastësisht Nënë Tereza vjen nga Shqipëria”, thotë Ermonela Jaho

“Në fakt, në skenë ka qenë sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, në rolin e Suor Angelica, ylli i padyshimtë i mbrëmjes. Ajo ka mishëruar murgeshën e dëshpëruar, me një intimitet vibrues dhe saktësi pa të metë, madje edhe në pianissimo, në nivelet më të larta”, shkruan abdendblatt.de. me rastin e debutimit të saj në Operën Shtetërore të Bavarisë, në Munih me rolin kryesor, atë “Suor Angelica” të operës “Il Trittico” të Puçinit.
Ndërsa merkur.de zhvillon një intervistë me sopranon shqiptare, ku, veç për muzikën, Ermonela flet edhe për gruan shqiptare, vështirësitë me të cilat ajo është përballuar dhe që, sipas saj i kanë dhënë forcën e karakterit.
Aty ajo përkujton se me paraqitjen më të re në Gjermani e lidh një kujtim i dhembshëm, transmeton albinfo.ch. Ermonela para sa vitesh ka luajtur po këtë rol në Londër dhe kjo ka ndodhur pikërisht kur i kishte vdekur e ëma. “Nëna ime sapo kishte vdekur, kjo për mua ishte e rëndë, shumë e rëndë. Por në të njëjtën kohë këto shfaqje për mua ishin si një lloj katarze, një lloj terapie”, ka thënë ajo
Duke folur për ekspresivitetin në role, një veçori të saj të fortë, që ia pranojnë të gjithë njohësit e operës, Ermonela thotë se mbase kjo lidhet me jetën e saj, që nuk ka rrjedhur pa peripeci, përcjell albiunfo.ch. “Ndoshta kjo është madje një përparësi. Në skenë mund të shprehesh ndryshe dhe t`i ndjesh më fort situatat e figurave që luan, në rast se jeta jote nuk ka qenë një kopsht me lule”.
Më tutje ajo flet për qasjen që ka ndaj secilit rol sikur ai të ishte i fundit ne karrierë. “Mund të duket si diçka melodramatike, por përse të kemi frikë nga e ardhmja? E di, kjo që po them është paksa e krisur. Por unë mendoj shpesh kur ngjitem në skenë: vepro ashtu sikurse kjo të ishte shfaqja jote e fundit. Unë e di po ashtu se nuk mund të kem paraqitje deri në pakufi. Tash jam 43 vjeçe ndërsa këndoj prej 25 vitesh…”
E pyetur nëse është bërë tashmë amerikane duke qenë se prej vitesh jeton në SHBA, Jaho përgjigjet: “Vetëm sa i përket pasaportës, por në zemër unë jam edhe më tutje shqiptare. Secili atdhe të jep diçka përcaktuese”, thotë ajo. Ndërsa te rasti i saj kjo është vendosmëria. “Gratë te ne janë të drejtpërdrejta, kategorike, ndonjëherë edhe të pakompromis. Thjesht, për faktin se janë detyruar të mësohen që të dëshmohen në këtë shoqëri. Gjyshja ime ka qenë një luftëtare, nëna ime po ashtu. Asgjë nuk u është dhuruar atyre. Unë kam mësuar se asgjë në jetë nuk është e pamundshme. Dhe, fundja, jo rastësisht Nënë Tereza vjen nga Shqipëria”, thotë Ermonela Jaho, transmeton albinfo.ch.
“Kush e angazhon Ermonela Jahon, nuk e fiton vetëm zotëruesen e zërit por e ka fituar një vepër të plotë artistike të vogël më vete”. Ky është njëri ndër vlerësimet që gazetat gjermane i kanë bërë sopranos së njohur shqiptare me rastin e debutimit të saj në Operën Shtetërore të Bavarisë, në Munih me rolin kryesor, atë “Suor Angelica” të operës “Il Trittico” të Puçinit.
Portretimet që u bën roleve të saj janë së tepërmi emocionale, sopranoja rrezikon të kalojë kufijtë, gjë kjo që ka lidhje edhe me biografinë e saj. Ermonela Jaho është nga Shqipëria. Më vonë ajo ka emigruar në Itali dhe ndërkohë jeton me të shoqin në afërsi të Nju Jorkut, SHBA.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj