Sport
Suksesi i Arjan Peços me Bazelin U19 në UEFA Youth League
Skuadra e Baselit ka shënuar sukses historik, duke kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Por, suksesi i këtij ekipi nuk ka mbaruar këtu, pasi të njëjtin sukses e ka arritur edhe skuadra U19, të cilën e drejton shqiptari Arjan Peço, transmeton albinfo.ch. Bazeli në UEFA Youth League, për dallim prej skuadrës së parë ka arritur që ta fitojë grupin duke lënë mbrapa një ekip, siç është Manchester United.
Baseli U19 kryeson grupin A, pasi arriti një barazim të vështirë në udhëtim në Benfikë. Rezultati nuk ishte më i miri në ndeshjen e sotme”, tha Massimo Ceccaroni, drejtor teknik i skuadrës, por shtoi se: “Ne kemi luajtur një fazë të fortë në grup, por ndeshja në Lisbonë ishte më e dobët që ne kemi bërë në këtë garë deri tash. Por, në përgjithësi, ne kemi treguar një karakter të fortë në këtë grup”, ka thënë ai.
Në këtë ndeshje kanë luajtur edhe katër shqiptarë si titullarë me portierin Pukaj, i cili ishte vendimtar. Zviceranët kanë fituar tri ndeshje në grup, kanë arritur dy barazime dhe një humbje nën drejtimin e trajnerit shqiptar Arjan Peço.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











