Sport
E dhimbshme: Lë futbollin për shkak të problemeve në zemër
Sinan Bytyqi konsiderohej si një nga telentet më të mëdhenj të futbollit të Kosovës, por edhe një klubi të madh siç është Manchester City.
Megjithatë, problemet mjekësore e kanë detyruar të tërhiqet në një moshë shumë të re, nga fushat e blerta të futbollit, shkruan albinfo.ch.
I dalë nga akademia e Manchester Cityt, 22-vjeçari që ishte i huazuar tek skuadra holandeze Go Ahead Eagles, pasi u këshillua me mjekët, ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur. Talenti që ka luajtur me Shpresat e Austrisë dhe Kosovës, tashmë ka vendosur t’i përkushtohet një profesioni tjetër.
Në shenjë respekti, klubi anglez ka vendosur t’i japë Bytyqit një post në zbulimin e talenteve të rinj.
“Erdhi menaxheri i klubit dhe nxori një copë letre dhe më tha se kanë gjetur diçka në testin tim të monitorimit të zemrës në Manchester dhe unë duhej të kthehesha në Angli. Ai më tha se është një kusht që duhet të ndaloja duke luajtur futboll dhe kjo ishte tejet e dhimbshme për mua. Ata më thanë se nëse do të vazhdoja të luaja do të mund të ndalonte zemra ime dhe nëse pushoja atëherë do të kisha një shans më të mirë”, ka thënë futbollisti nga Prizreni, i cili është shprehur shumë i mërzitur me këtë vendim, pasi ndjen se ka lënë njerëzit që i kanë besuar në baltë.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











