Sport
Kosova pëson thellë në ndeshjen e parë drejt Botërorit

Kosova është mposhtur në shtëpi në xhiron e parë të Grupit C kualifikues për Kupën e Botës të vitit 2019.
“Dardanët” pësuan debakël 61:99 në ndeshjen e parë ndaj Lituanisë, që është e gjashta në ranglistën botërore.
Dy periudhat e para ishin më të barabarta, por pjesa e dytë ishte vendimtare. Pasi pjesa e parë u mbyll me rezultat 35:35, në çerekun e tretë mysafirët ikën për 13 pikë duke e çuar rezultatin në 47:60. Edhe periudha e fundit u mbyll me epërsi të thellë të lituanëve.
Kërcimet në fazën e sulmit te ekipi mysafir ishin vendimtare për këtë fitore të tyre. Ata patën 24 kërcime në sulm, për dallim nga Kosova që pati vetëm 7.
Më i dalluari te përfaqësuesja e Kosovës ishte Dardan Berisha. Ai realizoi 19 pikë.
Në Grupin C, Kosova mbetet me një pikë aq sa ka edhe Hungaria që u mposht nga Polonia. Lituania dhe Polonia kanë nga dy pikë.
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në ShBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor