Sport
Kuqezinjtë nuk kanë frikë nga Turqia
Kombëtarja shqiptare nesër, e hënë, do të përballet me Turqinë, në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në Antalia, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse me disa futbollistë të lënduar, dhe me disa të rinj, djelmoshat e Christian Panuccit nuk janë të dorëzuar.
Kështu është shprehur edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, shkruan albinfo.ch.
“Besoj që do jetë një ndeshje e bukur, e dimë që do të luajmë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, megjithatë kemi patur kohën e nevojshme për ta përgatitur në mënyrën më të mirë këtë sfidë. Gjatë kësaj periudhe ne futbollistët jemi njohur më mirë me njëri-tjetrin, por edhe me trajnerin. Turqia është një skuadër shumë e fortë, ka lojtarë të nivelit të lartë që luajnë në klube shumë të mira. Nëse fitojmë do të merrnim shumë vetëbesim për të ardhmen”, deklaroi Hysaj në konferencën për media.
Ai flet edhe për lojtarët e rinj në kombëtare. “Grupi është fantastik, edhe lojtarët e rinj që kanë ardhur janë përshtatur menjëherë dhe mendoj që do të na japin një dorë për të arritur rezultate sa më pozitive”, theksoi Hysaj.
Edhe Armando Sadiku është shprehur optimist para kësaj sfide. “Këto ditë i kanë shërbyer shumë ekipit, sepse kemi pasur mjaft kohë që të qëndrojmë bashkë me njëri tjetrin ta forcojmë edhe më shumë grupin tonë dhe t’i ndihmojmë dhe t’i japim mirëseardhjen atyre lojtarëve që kanë ardhur për herë të parë, që të ambientohen sa më shumë me ne. Kjo miqësore është perfekte për secilin prej nesh ne, kemi pasur kohë të përgatitemi. Mendoj se ne duhet të japim 100% dhe ta mbyllim këtë vit me sukses”, deklaroi Sadiku.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën












