Sot Zvicra voton
Në orën 12.30 do të dihen rezultatet paraprake të shumicës së votimeve
Sot në Zvicër është ditë votimesh. Në nivel vendi votohet për 5 iniciativa të ndryshme. Bëhet fjalë për iniciativën kundër banesave të dyfishta, për kursimin në ndërtim, për iniciativën për pushimet 6 javëshe, për lojërat e fatit dhe për çmimet e librave.
Në orën 12.30 do të dihen rezultatet paraprake të votimeve.
Njëkohësisht, në 6 kantone sot zhvillohen zgjedhjet për parlament kantoni ose për qeverinë e kantonit etj. Në kantonin e St. GallenIt, në vaud dhe në Uri mbahen zgjedhjet e përgjithshme përtëritëse për parlamentin dhe për qeverinë.
Në Thurgau do të zgjidhet qeveria e re e kantonit, ndjesa në Freiburg zgjidhet një anëtar iu qeverisë që do të jetë pasardhës i Alain Berset, i cili është zgjedhur ministër në qeverinë federale. Favoritë për këtë post janë Christian levrat kryetar aktual i SP-PS-së dhe Jacques Bourgeois nga FDP-PLR.
Po kështu sot mbahen edhe votime për 11 çështje të ndryshme në nivele kantonesh. Në kantonin e Cyrihut për shembull votohet për unifikimin dhe vështirësimin e fitimit të shtetësisë. Në kantonet AR dhe Luzern do të votohet për tatimin paushall të të huajve të pasur etj.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










