Autotech
Superkoncepti elektrik-sportiv i Hondas
Honda ka prezantuar në panairin që po mbahet në Tokio, konceptin Sports EV, një koncept tërësisht elektrik, sportiv, e me dy ulëse.
Vetura e re do të veprojë me performanca mes modeleve Civic Type R dhe NSX.
Ky koncept ndjek hapat e Honda Urban EV, që kishte debutuar në muajin shtator në Frankfurt.
Teksa modeli është konfirmuar për prodhim në vitin 2019, Honda akoma nuk ka dhënë detaje të tjera se kur më saktë do të lansohet modeli, transmeton Albinfo.ch.
“Honda është duke zhvilluar produkte që do të çojnë në krijimin e shoqërisë të lirë pa karbon. Ne do të krijomë produkte që do të rrisin komoditetin e klientëve. Ky model i ri Sports EV nga Honda është zhvilluar për të nxjerrë argëtim gjatë vozitjes së një veture elektrike”, ka thënë shefi i kompanisë, Takahiro Hachigo.
Sports EV luan rol të rëndësishëm në strategjinë për vetura elektrike nga Honda. Kompania ka thënë se deri më 2030 dy të tretat e veturave të veta të shitura në botë do të shfrytëzojnë të paktën diçka elektrike.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











