Sport
Bunjaki me lot në sy pas ndeshjes së fundit me Kosovën
Pas takimit, Bunjaki ka folur për mediat duke thënë se është krenar me gjithçka që ka bërë në periudhën që ka qenë përzgjedhës i Kosovës
Përzgjedhësi kosovar humbi edhe në ndeshjen e tij të fundit, atë ndaj Islandës, 2 me 0 në kualifikimet për Botërorin e vitit 2018.
Pas takimit, Bunjaki ka folur për mediat duke thënë se është krenar me gjithçka që ka bërë në periudhën që ka qenë përzgjedhës i Kosovës.
“Largimi ishte i vështirë, sepse kemi shumë vite bashkë. Me paraqitje të tillë të jep emocion edhe më shumë, pasi nuk u dorëzuam për asnjë moment”, tha Bunjaki për Supersport. “Jam shumë krenar me këta djem dhe jam shumë krenar me atë që kemi bërë këto vite. Pavarësisht problemeve, jemi i lumtur që kemi qenë në këtë grup për zhvillimin e këtyre lojtarëve”.
Në dhjetë ndeshjet e fazës kualifikuese, Bunjaki ka pasur vetëm një barazim dhe nëntë humbje.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










