Sport
Italia e Spanja me mungesa ndaj Shqipërisë
Kundërshtarët e Shqipërisë janë të telashe, pasi para dy përballjeve të fundit po përballen me disa mungesa
Të premten dhe të hënën, Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Kuqezinjtë nuk kanë gjasa për kualifikim, megjithatë shpresohet në paraqitje të mira në këto përballje, shkruan albinfo.ch.
Kuqezinjtë do të kenë mungesa sidomos ndaj Spanjës, por edhe ndaj Italisë, megjithatë edhe kundërshtarët po përballen me vështirësi.
Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura është në telashe, pasi lojtari i fundit i lënduar është Lorenzo Pellegrini. Gjithashtu edhe Daniele De Rossi është në dyshim të madh. Më herët ishte konfirmuar mungesa e mesfushorit Marco Verratti dhe sulmuesit Andrea Belotti.
Edhe Spanja ka disa mungesa si Andres Iniesta, Alvaro Morata dhe Dani Carvajal.
Ndeshjet do të zhvillohen më 6 dhe 9 tetor.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











