Sport
Panucci thotë se Shqipëria luan për imazh ndaj Spanjës dhe Italisë
Tekniku italian theksoi se për ndeshjen ndaj Spanjës ende nuk e ka vendosur formacionin, “por do të luajë ai që ka më shumë dëshirë”
Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Christian Panucci, ka thënë para ndeshjes me Spanjën dhe Italinë se pret sfida të vështira, por se çdo gjë është e mundur të ndodhë.
Dy takimet e ditëve të ardhshme janë të fundit për kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.
“Nëse marrim rezultat, do të ishte shumë mirë për imazhin e Shqipërisë dhe do u jepte kënaqësi njerëzve. Këto skuadra kanë shumë lojtarë të zotë. Dëmtimet nuk i japin edhe aq shumë dhimbje koke Lopeteguit. Mungesat e Carvajal, Iniesta, Morata dhe situata e Pique janë të rëndësishme, por kanë lojtarë për të plotësuar 3-4 mungesa. Do të jetë shumë e vështirë për ne. Sa i përket Italisë, do të mendoj për të nga dita e shtunë”, tha Panucci, raporton Top-Channel.
Tekniku italian theksoi se për ndeshjen ndaj Spanjës ende nuk e ka vendosur formacionin, “por do të luajë ai që ka më shumë dëshirë”.
“Mund të marr edhe vendime të mëdha. Ne duhet të dimë se kush jemi dhe të respektojmë Spanjën e Italinë. Kur të mundemi, duhet t’i lëndojmë. Kundër Spanjës është e vështirë që të luash mirë. Topin e kanë gjithmonë ata. Duhet vëmendje e madhe sepse shfrytëzojnë çdo detaj. Duhet të luajmë me kurajo. Spanjë do na vendosë me shpatulla pas muri. Duhet të jemi realistë: Spanja është e fortë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Luksemburgu barazoi me Francën”, theksoi Panucci.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













